Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila Basha i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > “Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila Basha i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid
Sport

“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila Basha i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid

Published: January 28, 2023
Shpërndaje

 

 

Mbrëmjen e djeshme u organizua në “Teatrin e Operas dhe Baletit” një mbrëmje gala nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku u vlerësuan të gjithë ata lojtarët që spikatën në vitin 2022. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Anila Basha.

- Publicitet -

Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, njëkohësisht Kryetare për Futbollin e femrave i dhuroi Këpucën e Artë futbollistës së Vllaznisë, Megi Doçi. Emocionet ishin të pranishme dhe për t’i shtuar më shumë dozat mendoi Basha me fjalimin e bërë para qindrave të ftuarëve.

“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore dhe më futi në një stadium. Aty pashë ndeshjen e parë. Dhe pas kësaj, u dashurova me topin. Pas kësaj nuk rreshta së luajturi futboll”, këto ishin fjalët e kapitenes sonë të parë të Kombëtares së vajzave, Aurora Seranaj.

Është pikërisht viti 2009-të. Që atëherë kanë kaluar shumë vite. Ne kemi pasur shumë vajza që marrin pjesë në futboll. Sot kemi gati 2000 dhe presim në bazë të strategjisë të futbollit për kombin që kemi, t’i dyfishojmë. Të masivizojmë futbollin e vajzave në gjithë Shqipërinë.

Jo vetëm kaq, por kemi mbështetje të mëdha sa i përket financave, ekipeve dhe gjithçkaje tjetër, edhe trajnimit të vajzave. Kështu që vajza inkurajohuni për të luajtur sa më shumë futboll. Merrni njëra-tjetrën, shoqja-shoqen. Do të kënaqeni. Është një aktivitet i jashtëzakonshëm”, tha fillimisht Basha.

Më pas erdhi momenti për t’i dorëzuar trofeun e “Këpucës së Artë” Megi Doçit. Sulmuesja e Vllaznisë është e para vajzë në historinë e futbollit shqiptar që i shënon një klubi legjendar si Real Madrid. Sigurisht meritat janë të padiskutueshme dhe për t’ia promovuar publikisht anëtarja e KE-së së FSHF-së tha:

“Është vajza që tronditi rrjetën e Realit të Madridit. Bravo Megi”, përfundoi Basha duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.

Mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte mjaft e veçantë, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe futbolli për vajzat. Puna e palodhur e anëtares së KE-së dhe njëkohësisht Kryetares së Futbollit për femrat, po sjell dalëngadalë frytet e veta.

Masivizimi i këtij sporti jo vetëm në gjininë mashkullore, është prioritet i shtëpisë së futbollit në vend.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?