Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Italia ‘rilind’, portugezët me pikë të plota dhe gjashtë gola, Ronaldo përsëri dopietë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Italia ‘rilind’, portugezët me pikë të plota dhe gjashtë gola, Ronaldo përsëri dopietë
AktualitetSport

Italia ‘rilind’, portugezët me pikë të plota dhe gjashtë gola, Ronaldo përsëri dopietë

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

Janë mbyllur edhe ndeshjet e dyta të tre prej grupeve në mbrëmje, ku spikatën fitorja e thellë e portugezëve, por edhe ‘rilindja’ e italianëve.

Portugalia siguroi fitoren e dytë radhazi në grupin J me rezultatin e thellë 0-6. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, pasi Luzitanët realizuan katër gola të shpejtë. Sërish protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, shënoi dy gola të bukur. Fillimisht në minutën e nëntë pas një aksioni të bukur duke finalizuar me finte. Golin e dytë e shënoi Joao Felix. Sulmuesi i Chelsea realizoi me kokë pas një harkimi perfekt të Bernardo Silvës. Ky i fundit realizoi golin e tretë në minutën e 18′. Mesfushori i Man City realizoi një gol mjaft të bukur me kokë pas harkimit perfekt të Joao Palhinha. Në minutën e 31′, CR7 shënoi edhe golin e katërt, i dyti personal. 38-vjecari konfirmon formën e e tij të mirë dhe rëndësinë që ka në Kombëtare. Pas asistimit të Bruno Fernades e pati të lehtë për të shënuar. Në pjesën e dytë Portugalia gjeti edhe golin e pestë me Otavion në minutën e 77′. Mesfushori i Portos shënoi pas asistimit të Leaos. Ky i fundit humbi një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 85′, pasi shpërdoroi një penallti, e cila u prit nga portieri. Megjithatë, pas katër minutash, sulmuesi i Milanit realizoi një gol spektakolar. Pas këtij triumfi Portugalia ngjitet e vetme në vendin e parë me 6 pikë, duke lënë pas Sllovakinë në vendin e dytë.

Feston edhe Italia, që triumfoi në sfidën e dytë në grupin C në transfertë përballë Maltës (0-2). Kampionët e Europës hodhën pas krahëve disfatën me Anglinë në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Të kaltrit siguruan fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Për të besuarit e trajnerit Roberto Mancini ishte gjithçka e lehtë, teksa fitorja u vendos që në pjesën e parë. Golin e parë të takimit e shënoi sulmuesi Mateo Retegui. 23-vjecari realizoi me kokë pas një harkimit të Sandro Tonalit. Për të ishte goli i dytë në po kaq takime me Kombëtaren. Italia nuk e uli ritmin dhe gjeti edhe golin e dytë pas 12 minutash, me Matteo Pessinan. Mesfushori e pati të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë pas një aksioni mjaft të mirë. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-2, ndërsa në fraksionin e dytë Italia menaxhoi rezultatin dhe fitoren. Pas këtij triumfi të kaltrit ngjiten në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Maqedonia e Veriut.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  2. Koha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Kujtim Hoxha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Gjergj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. demo on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?