Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli merr përgjegjësinë për sulmin që vrau 7 punonjës ndërkombëtarë të ndihmave në Gazë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli merr përgjegjësinë për sulmin që vrau 7 punonjës ndërkombëtarë të ndihmave në Gazë
AktualitetBote

Izraeli merr përgjegjësinë për sulmin që vrau 7 punonjës ndërkombëtarë të ndihmave në Gazë

Published: April 2, 2024
Shpërndaje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori sot përgjegjësinë për sulmin që shkaktoi vrasjen e shtatë punonjësve ndërkombëtarë të ndihmave, duke e quajtur atë “një incident tragjik të paqëllimshëm.”

Organizata bamirëse ‘World Central Kitchen’ njoftoi sot se punonjësit e saj humanitarë u sulmuan derisa po shpërndanin ndihma ushqimore që kjo organizatë kishte dërguar në Gazë, ku qindra mijëra palestinezë po përballen me urinë shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër grupit militant Hamas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se zyrtarët izraelitë po hetojnë rrethanat e sulmit të mbrëmshëm ndaj një autokolone me punonjës humanitarë që po shpërndanin ndihma ushqimore në Gazë.

- Publicitet -

“Fatkeqësisht, gjatë ditës së djeshme, ndodhi një incident tragjik për shkak të një sulmi të paqëllimshëm të forcave tona ndaj njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës. Këto janë gjëra që ndodhin në luftë. Po bëjmë hetime të plota. Do të bëjmë çmos që incidente të tilla të mos përsëriten,” deklaroi ai.

Në mesin e punonjësve të ndihmave të vrarë nga sulmi i dyshuar izraelit janë tre shtetas britanikë, një australian, një polak, dhe një punonjës me dy shtetësi amerikane dhe kanadeze, si dhe shoferi i tyre palestinez, sipas të dhënave të spitalit.

Nga Parisi, ku po qëndron për vizitë zyrtare, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni po nxit Izraelin të kryejë “hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për të kuptuar se çfarë saktësisht ndodhi” në sulmin që vrau punonjësit e ndihmave. Zoti Blinken tha se punonjësit e ndihmave duhet të mbrohen.

Të gjithë të vrarët ishin punonjës të organizatës bamirëse ‘World Central Kitchen’ dhe sipas zyrtarëve të saj, në momentin e sulmit ishin duke shpërndarë ushqimet që u futën në Gazë përmes detit. Ata kishin veshur rroba me shenjën e organizatës.

Një palestinez afër vendit ku ndodhi sulmi e përshkruan kështu ngjarjen.

“Tenda ime është 100-150 metra nga këtu. Kur dëgjuam sulmin, erdhëm me vrap. Gjetëm njerëzit që po i afroheshin makinës. Është në natyrën tonë të ndërhyjmë dhe të përpiqemi t’u ndihmojmë atyre brenda. E kuptuam që njëri nga të plagosurit, brenda makinës, ishte i huaj. Ishin katër heronj, martirë, njerëz të guximshëm, që erdhën me mision humanitar nga ana tjetër e botës për t’u ndihmuar njerëzve nën okupim. Kishin marrë plagët të rënda dhe vdiqën shpejt,” tha palestinezi Nael Eliyan.

Organizata ‘World Central Kitchen’ tha përmes një njoftimi se ekipi i saj po udhëtonte në një zonë jashtë vijave të frontit me dy makina të blinduara, të identifikuara me simbolin e organizatës dhe një makinë të tretë të pa blinduar.

“Megjithëse i kishim koordinuar lëvizjet me ushtrinë izraelite, autokolona u godit ndërkohë që po largohej nga depoja në Deir al-Balah, ku ekipi ynë shkarkoi mbi 100 tonë ndihma humanitare ushqimore që ishin dërguar në Gazë përmes rrugëve detare,” thuhet në kumtesën e organizatës.

Trupat e punonjësve u dërguan në morgun e spitalit në Deir al Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe pastaj u transportuan në spitalin e Rafahut, pranë kufirit me Egjiptin.

Organizata bamirëse e ushqimit, e themeluar nga kuzhinieri me famë botërore Jose Andres, njoftoi se i pezulloi menjëherë veprimtarinë e saj në këtë rajon.

Disa nga kolegët e punonjësve të vrarë u mblodhën të martën në spitalin e Rafahut.

Sulmi ndaj punonjësve të ndihmave ka gjasa të rëndojë edhe më shumë përpjekjet për të dërguar ndihmë përmes detit në Gazë në një kohë që Izraeli ka kufizuar futjen e ndihmës në pjesë veriore të territorit, ku ekspertët thonë se popullata e mbetur është buzë urisë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?