Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli ndërmerr sulme ndaj Libanit, kundërpërgjigjet Hezbollahu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli ndërmerr sulme ndaj Libanit, kundërpërgjigjet Hezbollahu
Bote

Izraeli ndërmerr sulme ndaj Libanit, kundërpërgjigjet Hezbollahu

Published: March 27, 2024
Shpërndaje

Militantët e Hezbollahut në Liban hodhën raketa të mërkurën në veri të Izraelit, duke u kundërpërgjigjur ndaj sulmeve ajrore izraelite që shkaktuan vdekjen e shtatë personave në Libanin jugor.

Shërbimet izraelite të emergjencës thanë se një person u vra nga një sulm me raketë në qytetin kufitar Kiryat Shmona. Ushtria izraelite tha se sulmet e saj në Liban kishin në shënjestër një objekt ushtarak dhe se ishte vrarë një anëtar i grupit militant al-Jamaa al-Islamiya, i cili kishte nxitur komplote terroriste të drejtuara ndaj Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu të mërkurën se po kryente operacione tokësore përreth spitalit Shifa në veri të Gazës, si edhe sulme ajrore dhe tokësore në Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

- Publicitet -

Përpjekjet për të ndalur përkohësisht luftimet nuk duket se do të japin rezultat së shpejti me gjithë miratmin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Bisedimet jo të drejtpërdrejta të negociatorëve nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari vazhduan për javë të tëra dhe megjithëse zyrtarët sinjalizuan njëfarë përparimi gjatë procesit, Izraeli dhe Hamasi nuk kanë dhënë shenja përparimi drejt një marrëveshjeje.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha agjencisë Reuters të martën se Izraeli kishte tërhequr negociatorët e vet nga Katari pasi bidedimet për lirimin e më shumë se 100 pengjeve që ende mbahen nga Hamasi, kishin arritur në “një rrugë pa krye”.

Izraeli beson se më shumë se 30 izraelitë të tjerë të kapur më 7 tetor kanë vdekur. Kjo pasoi deklarimet e kryeministrit Benjamin Netanjahu se propozimet e Hamasit ishin “kërkesa delirante”.

Zyrtarët e Hamasit thanë të hënën se u thanë negociatorëve se Hamasi nuk do të ndryshojë propozimin e tij ku përfshihet një tërheqje e plotë e Izraelit nga Gaza dhe një shkëmbim i pengjeve që mbahen në Gazë me të burgosur palestinezë në Izrael.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?