Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraelitët dalin në protestë kundër qeverisë, më e madhja që nga fillimi i luftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraelitët dalin në protestë kundër qeverisë, më e madhja që nga fillimi i luftës
BoteLajmi i fundit

Izraelitët dalin në protestë kundër qeverisë, më e madhja që nga fillimi i luftës

Published: March 31, 2024
Shpërndaje

Dhjetëra-mijëra izraelitë dolën para parlamentit në Jeruzalem të dielën, në protestën më masive antiqeveritare që kur filloi lufta në tetor.

Ata i kërkuan qeverisë të arrijë një marrëveshje për të liruar dhjetëra pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gazë dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Gjashtë muaj luftë kanë thelluyar ndasitë në shoqërinë izraelite. Grupi militant Hamas vrau rreth 1200 vetë gjatë sulmit të 7 tetorit dhe mori peng 250 të tjerë. Afro gjysma e pengjeve u liruan gjatë një armëpushimi të përkohshëm njëjavor në nëntor, por përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësve ndërkombëtarë për të siguruar një marrëveshje tjetër armëpushimi, kanë dështuar.

- Publicitet -

Kryeministri Benjamin Netanjahu është zotuar ta shkatërrojë Hamasin dhe të kthejë të gjitha pengjet. Por këto synime nuk janë realizuar dhe

familjet e pengjeve druhen se nuk ka mbetur shumë kohë për t’i shpëtuar ata.

“Pas gjashtë muajsh, duket se qeveria po e kupton që Bibi Netanjahu është bërë pengesë,” thotë protestuesi Einav Moses, vjehrri i të cilit, Gadi Moses, mbahet peng.

“Duket sikur ai nuk do vërtet që t’i kthejë ata, se kanë dështuar në këtë mision.”

Organizatorët u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat. Ata i kërkuan qeverisë të shpallë zgjedhje të parakohëshme, rreth dy vjet përpara afatit. Zoti Netanjahu, në një fjalim televiziv para kombit përpara se t’i nënshtrohej një operacioni për hernien diskale të dielën, tha se e kuptonte dhimbjen e familjeve të pengjeve.

“Do të bëj gjithçka për të sjellë pengjet në shtëpi,” tha ai. Ai shtoi se thirrja e zgjedhjeve të reja do të paralizonte Izraelin për gjashtë deri në tetë muaj dhe do të paralizonte bisedimet për pengjet.

Kryeministri izraelit përsëriti gjithashtu zotimin e tij për një ofensivë ushtarake tokësore në Rafah, qyteti jugor i Gazës ku strehohet më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të territorit.

“Nuk ka fitore pa shkuar në Rafah,” tha ai. Ushtria ka thënë se batalionet e Hamasit vazhdojnë të jenë në atë qytet.

Aleatët dhe grupet humanitare kanë paralajmëruar se një ofensivë nga toka në Rafah, do të ishte katastrofë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodhi në Gjermani
  • Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë
  • Rama i ftoi në takim, magjistratët çojnë në Kushtetuese formulën e re të pagave
  • Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  • Ambasadorja e BE në Tiranë shkon në zyrën e kreut të SPAK, zbulohet fokusi i bisedës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Kush po bën pazar me Bankers?
  2. 1thundrak on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  3. Detari on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. ¿? on Nga Lazarati te Kanadaja
  5. Ethem Lalaj on Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?