Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja sa është shtesa që do të përfitoni nëse shtyni moshën e daljes në pension! Si llogaritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja sa është shtesa që do të përfitoni nëse shtyni moshën e daljes në pension! Si llogaritet
AktualitetEkonomi

Ja sa është shtesa që do të përfitoni nëse shtyni moshën e daljes në pension! Si llogaritet

Published: May 8, 2023
Shpërndaje

 

Nëse keni arritur moshën e daljes në pension pleqërie, por vendosni të shtyni përfitimin e tij, duke vijuar ende të punoni, mund të siguroni edhe një shtesë, që jepet për çdo muaj që nga momenti i shtyrjes së datës së pensionit.

Ekspertët e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se kjo shtesë llogaritet të jetë në masën 0.5 për qind të pensionit të plotë të pleqërisë që ju do të merrnit. Ndërkohë që përllogaritja e kësaj shtese konfirmohet pasi të jenë bërë të gjitha rritjet apo indeksimet që masa e pensionit ka pësuar gjatë muajve që keni ndërprerë përfitimin e tij.

- Publicitet -

“Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, sqarojnë ekspertët e sigurimeve shoqërore.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, pension pleqërie ka të drejtë të përfitojë çdo person i që ka plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror dhe ka mbushur moshën e përcaktuar sipas nenit 92 të këtij ligji. Ndërsa nënat që kanë lindur 6, apo më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension pleqërie më herët nga kategoritë e tjera, përkatësisht kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vite të konfirmuara si vjetërsi pune.

Pensioni i plotë i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë një për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të ligjit të ndryshuar të sigurimeve shoqërore. Në çdo rast, shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Skema e sigurimeve shoqërore lejon edhe përfitimin e reduktuar të pensioneve të pleqërisë. Kështu, çdo person i siguruar ka të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension dhe kanë plotësuar vitet e sigurimit të kërkuara, si dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?