Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jam denoncuar nga dikush që nuk ekziston”, Veliaj pas daljes nga SPAK: “Nuk fitoni dot në maj me letra anonime”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Jam denoncuar nga dikush që nuk ekziston”, Veliaj pas daljes nga SPAK: “Nuk fitoni dot në maj me letra anonime”
KronikeLajmi i fundit

“Jam denoncuar nga dikush që nuk ekziston”, Veliaj pas daljes nga SPAK: “Nuk fitoni dot në maj me letra anonime”

Published: December 26, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se sot në SPAK ishte paraqitur për shkak të denoncimit nga një person anonim.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave.

Nesti Angoni nuk ekziston, dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të vërtetojë që është kurth, jam paraqitur.

- Publicitet -

E di gjithë Tirana ku jetoj dhe ku isha para dhe pas zgjedhjeve.

Hyj te ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut ‘SKAP’. Nuk kam bërë antiprotesta dhe nuk kam përdorur letra anonime. Nuk i them SPAK ‘plaç’ kur shkon me letra anonime.

Këtu do të jemi; në maj do t’ju mundim, pavarësisht letrave anonime. Këtu do të jemi, në këtë sallë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte sot në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka rregjistruar një procedim penal për Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendor.

Pak ditë më parë në Prokurori kishte qenë dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, në zyrat e së cilës u zhvilluan kontrolle në fillim të këtij muaji ndërsa iu sekuestrua edhe celulari.

Veliaj u paraqit në dyert e Prokurorisë së Posaçme pak para orës 09.00, i shoqëruar nga drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës. Ai doli prej andej pas pak më shumë se 5 orësh.

Sipas SPAK marrja në pyetje e ish kryebashkiakut, është bërë në kuadër të një procedimi penal të rregjistruar këtë vit, për “Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendor”.

Ndaj Veliajt nuk ka një akuzë. Sipas Prokurorisë, nga hetimet e deritanishme “konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë”.

Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin e zonjës Xoxa dhe të vëllait të kryebashkiakut, kundër kontrolleve të ushtruara.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?