Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Janari nis me rritje për turizmin, INSTAT: 14.5% më shumë të huaj hynë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Janari nis me rritje për turizmin, INSTAT: 14.5% më shumë të huaj hynë në Shqipëri
AktualitetEkonomi

Janari nis me rritje për turizmin, INSTAT: 14.5% më shumë të huaj hynë në Shqipëri

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Muaji janar rezultoi me një rritje 14.5 për qind në numrin e të huajve që hynë në Shqipëri krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht perceptimeve të një ecurie më të zbehtë të aktivitetit turistik nga ana e restoranteve dhe bareve në vend, duket se shifrat zyrtare konfirmojnë një tendencë pozitive turistike edhe në muajin e parë të vitit.

Shifrat e janarit mbi Lëvizjen e shtetasve të Institutit të Statistikave tregojnë se të paktën ky vit ka nisur mbarë.

- Publicitet -

“Në Janar 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 597.808, duke pësuar një rritje me 10,6%, krahasuar me Janar 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 560.396. Ky numër është rritur me 14,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Rritje kanë pësuar edhe daljet ku në muajin Janar 2025, 717.698 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,3%, krahasuar me Janar 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2025, janë 642.601. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 12,2%.

Sipas INSTAT në Janar 2025, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Evropa Jugore zë 87% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 4%.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Në Janar 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 13,4%, krahasuar me Janar 2024. Rritje të ndjeshme në muajin Janar kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 90,1%.

Pritshmëria për vitin 2025

Turoperatorët kanë konfirmuar se presin që në tërësi viti 2025 të jetë një vit i ngjashëm në ecuri si viti 2024 duke referuar këtu të njëjtin ritëm rritjeje por kjo mbetet për tu parë në muajt e ardhshëm.

Shqipëria vijon të mbetet një destinacion i promovuar në mediat ndërkombëtare duke e etiketuar atë si ekonomik por edhe me bukuri natyrore të larmishme duke garantuar kështu prurje të reja turistike.

Ajo që ende mbetet në pikëpyetje është pjesa e Kosovës, nëse do të ketë një rikthim me rritjen tradicionale të saj pas një lëkundje që pësoi vitin e shkuar si efekt i liberalizmit të vizave dhe dobësimit të euros.

Edhe për italianët si një grup që mbetet në krye të prurjeve turistike pritet të shihet tendenca që do të kenë këtë vit ku një pjesë e konsiderojnë ende Shqipërinë një destinacion ekonomik kurse të tjerë kanë shprehur rezerva për çmimet sidomos në mesin e vitit të shkuar kur u bë një seri anulimesh në rezervime si efekt i çmimeve të rritura në disa rajone.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?