Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Janë rritur vetëm çmimet e perimeve dhe karburanteve”, ministrja: Do subvencionojmë shtresat në nevojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Janë rritur vetëm çmimet e perimeve dhe karburanteve”, ministrja: Do subvencionojmë shtresat në nevojë
AktualitetPolitike

“Janë rritur vetëm çmimet e perimeve dhe karburanteve”, ministrja: Do subvencionojmë shtresat në nevojë

Published: April 10, 2026
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj  foli për çmimet e larta, duke thënë se nga monitorimet e kryera është vënë re se ka pasur rritje të çmimeve vetëm në kategorinë e perimeve dhe se për këtë do garantohet subvencionim.

“Që nga mesi i muajit mars kemi parë rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve, por që prej fillimit të krizë kemi monitoruar çmimet. Rritja ka ndodhur vetëm në kategorinë  e perimeve dhe të gjitha kategoritë e tjera të ushqimeve nuk kanë reflektuar rritje. Garantoj publikun që ky shqetësim monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe diskutohet në çdo mbledhje të këshillit të Ministrave, pasi do kujdesemi të subvenciojmë të gjitha shtresat në nevojë me të ardhura të ulëta që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Garantojmë që pasojat e luftës do kenë ndikim mininal në ekonominë shqiptarë dhe në shtresat që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve”, tha ajo.

Gjithashtu nënvizoi se po monitorohen çmimet me bazë ditore, duke shtuar se nuk ka pasur rritje te produkte e shportës.

- Publicitet -

“Jemi duke monitoruar çmimet në bazë ditore. Kemi informacion se vetëm kategoria e karburanteve ka pasur rritje dhe jo produktet e shportës. Inflacioni në muajin mars, shënoi nivelin 2.6% që është një nivel i kontrolluar ende. Siç thash, e vërteta është se në të kaluarën kemi ndërhyrë në një subvencionim për shtresat në nevojë. Nëse do të shohim rritje, do të ndërhyjmë. Efektet e luftës kanë ndikim si në çdo vend tjetër të botës”, shtoi Ibrahimaj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj, theksoi se qëllimi i Bordit është që çmimet mos të rriten në mënyrë spekulative. Më tej ajo tha se qeveria nuk do të ulë taksën e qarkullimit.

“Është temë e diskutuar sa herë ka rritje të karburanteve. Prioritet është që të kujdesemi që kriza të përcillet në nivele të ulëta në tregun shqiptar. Qëllimi i Bordit është që çmimet mos të rriten në mënyrë spekulative. Mendojmë se nuk ka nevojë për ndërhyrje në taksën e qarkullimit. Mblidhet në këtë formë, pasi është e drejtë të mblidhet ashtu. Ai që konsumon më shumë karburant, bën më shumë konsum dhe paguan më shumë. Do të reduktojmë akcizën me 20% sa herë që çmimi shkon mbi 220 lekë”, tha ajo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë
  • Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj pjesë e listës, çmimet nuk ndryshojnë për 3 muaj
  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve
  • Hodhën shishe uji dhe vezë drejt Ramës, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun

Komentet e Fundit

  1. Ethemi jo Lalaj on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  2. demo on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Humoristi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  4. Valbona on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  5. ANA on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?