Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Java Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit, BALFIN zyrtarizon bashkëpunimin me UPT
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Java Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit, BALFIN zyrtarizon bashkëpunimin me UPT
Ekonomi

Java Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit, BALFIN zyrtarizon bashkëpunimin me UPT

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

Universitetet dhe kompanitë luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e inovacionit dhe kreativitetit njerëzor.

Në frymën e Javës Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, Grupi BALFIN ka zyrtarizuar bashkëpunimin me Universitetin Politeknik të Tiranës, për të vlerësuar perspektiva të reja dhe zgjeruar mundësitë për studentët.

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka zhvilluan një takim dhe nënshkruan një memorandum bashkëpunimi i cili krijon hapësirën e nevojshme që kompanitë e Grupit BALFN të mbështesin Universitetin Politeknik të Tiranës për një proces akademik sa më cilësor për studentët dhe pedagogët, njëkohësisht edhe në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

- Publicitet -

Edlira Muka theksoi se memorandumi i bashkëpunimit vjen pas disa përvojave pozitive me studentët e këtij institucioni të angazhuar në programin e praktikës dhe punësimit si dhe në projekte sociale, pjesë të programit B4Students, ndërtuar për të kontribuar në arsimin e lartë. “Ne jemi të angazhuar për të përfshirë teknologjitë dhe njohuritë më të reja në proceset tona të punës, dhe te të rinjtë shohim motivimin për të nxitur novacion. Nëpërmjet programit B4Students ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me universitetet dhe studentët, duke shkëmbyer njohuri, burime dhe ekspertizë, të cilat mund të çojnë në zgjidhje të reja novative.”

Si pjesë e memorandumit, Grupi BALFIN do të ofrojë praktika profesionale, bursa dhe grante për sipërmarrje dhe klube sociale të ngritura nga studentët, nëpërmjet programit B4Students. Bashkëpunimi do të zgjerohet gjithashtu në leksione të hapura nga ekspertët e Grupit BALFIN dhe kërkime të përbashkëta.

Rektori i këtij universiteti vlerësoi këtë moment të rëndësishëm për të njohur dhe diskutuar ide e nevoja që lidhin edhe më shumë universitetin me biznesin, një komponent ky i rëndësishëm në formimin e studentit. Ai shtoi se “pjesëmarrja në auditor e ekspertëve, bashkëpunimi për projekte kërkimore, si dhe angazhimi i studentëve në praktikë dhe projekte specifike kontribuojnë drejtpërdrejtë në formimin dhe eksperiencën e studentit.”

Universiteti Politeknik i Tiranës është institucioni i radhës me të cilin Grupi BALFIN nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke çuar një hap më tej angazhimin ndaj përmirësimit të edukimit, si një ndër shtyllat kryesore të përgjegjësisë së tij sociale. Që nga viti 2021, programi i tij i dedikuar, B4Students, mbështet aftësimin profesional të studentëve dhe sipërmarrjet novatore të tyre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?