Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv: 88 kompani izraelite, në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv: 88 kompani izraelite, në Shqipëri
Ekonomi

Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv: 88 kompani izraelite, në Shqipëri

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Nisi sot Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku morën pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli. Kjo ngjarje synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit dhe kompanitë shqiptare lider në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanive.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili hapi takimin e parë, tha se Tirana ka potencialin të jetë Tel-Avivi i Ballkanit. “Sot kemi 88 kompani nga Izraeli në Tiranë; Janë 88 mundësi për të lidhur 88 fije bashkëpunimi mes Tiranës dhe Tel-Avivit, ose Shqipërisë dhe Izraelit. 50% e ekonomisë së vendit zhvillohet në Tiranë. Tirana është zyrtarisht qyteti më i ri në Evropë, patjetër është edhe i vetmi qytet që rritet çdo vit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë përmendi projektin e rijetësimit të Piramidës, e cila së shpejti hap dyert si qendra më e madhe të teknologjisë në rajon. Veliaj dha lajmin e mirë se në zonën e Kasharit do krijohet një hapësirë e lirë ekonomike edhe për bizneset që punojnë në fushën e teknologjisë.

- Publicitet -

“Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit kemi hapur një thirrje te Piramida, për start up-et apo kompanitë që duan të vendosen aty. Sigurisht, kemi rezervuar 1/3 e hapësirës për qendrën “Tumo”, ndërkohë 1/3 do të jenë shërbime. Pra, ne duam që kompani të stabilizuara të rekrutojnë që në moshë të vogël talente nga qendra “Tumo”. Gjithashtu, sapo kemi marrë pjesën e fundit të tokës te “Zona e Lirë Ekonomike” në Kashar. Është një hapësirë ideale, sepse lidhet fare mirë edhe me rrugën e Kombinatit, në Jug të Tiranës, edhe me një zonë shumë të madhe si “Astiri”, ku një pjesë e të rinjve fillojnë jetesën e tyre në Tiranë. Është shumë afër zonave të banuara, ku jetojnë shumë të rinj, që merren me aktivitete të tilla, po ashtu është e lidhur me autostradën. Është shumë afër aeroportit dhe shumë afër portit”, tregoi Veliaj.

Në fund, ai tha se është momenti që të lihen pas histeritë dhe të ketë më shumë fokus te profesionet e së ardhmes. “Ftesa për sot është të bëjmë histori, jo histeri. Unë besoj se edhe në Izrael, edhe në Shqipëri, ne prodhojmë pa fund histeri brenda, por kur vjen puna te marrëdhëniet me jashtë duhet të prodhojmë histori; ndaj do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të jashtëzakonshme, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe janë vërtet 88 mundësi për të mbjellë 88 fidanë. E di që të gjithë bëjnë shaka me ato pemët e Lalit, por ata fidanë sot janë rritur, po bëjnë hije dhe në ditë si sot me shi, kur shohim si kanë çelur sythat, ia ka vlejtur fidani që mbollëm para 5-6 vitesh”, përfundoi Veliaj.

Një nga sipërmarrësit izraelit, administrator i Forumit Izrael-Shqipëri, Roi Shaposhnik tha: “Është një privililegj i veçantë të qëndroj këtu përpara jush dhe të bëj këtë lidhje midis këtyre dy shteteve, midis Izraelit dhe Shqipërisë, jo vetëm nga ana politike, por kryesisht nga ana e biznesit. “Golden links”, një kompani 20-vjeçare, kompania jonë, jemi një urë për teknologjinë izraelite në vende të ndryshme të botës dhe përpara 3 vitesh nismuam veprimtarinë tonë të parë këtu në Shqipëri dhe hapëm kryesitë tona në rajonin e Ballkanit, duke u bazuar këtu në Tiranë. Ne do të donim t’i kushtonim rëndësi sifdave kryesore, cilat janë ato, në mënyrë që të sigurohemi që jemi duke qëndruar në pararojë me teknologjinë, duke i kushtuar vëmendje rreziqeve, por po ashtu duke sjellë me vete aftësitë më të mira, më të avancuara, nga Izraeli në Shqipëri, në mënyrë që Tirana të bëhet vendi i parë në Ballkan si një qytet lider në rajonin e Ballkanit”.

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg tha se Shqipëria ka hyrë në dekadën e dytë të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës së saj. “Është një gjeneratë e re e talentuar, e cila di të flasë disa gjuhë të huaja, ka njohuri, dhe është një potencial i shkëlqyer për gjithçka që janë duke kërkuar kompanitë izraelite lidhur me partnerë dhe punonjës. Shqipëria ka hyrë në dekadën e dytë të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës së saj, e cila ka për ta përgatitur për fazën e radhës. Shqipëria është vendi më miqësor me Izraelin. Përveç faktit që njerëzit janë shumë të mirë, si përfaqësuese e Izraelit mendoj se përfshirja e Izraelit ka përfitime në të dyja shtetet”, u shpreh ambasadorja.

Pjesëmarrja nga pala shqiptare në javën e teknologjisë përfshin përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, përfaqësues nga biznese të ndryshme, si sektori bankar, sektori i sigurimeve, agro-përpunimit, turizmit, shërbimeve dhe industrive përpunuese, si dhe përfaqësues nga institucionet akademike të arsimit të lartë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  2. Rexha on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare) on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  4. Vlora 97 on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  5. Ethem Lalaj on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?