Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jeni bërë si producentë telenovelash me aromë ballkanike, shihemi në 14 maj”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Jeni bërë si producentë telenovelash me aromë ballkanike, shihemi në 14 maj”
Politike

“Jeni bërë si producentë telenovelash me aromë ballkanike, shihemi në 14 maj”

Published: March 3, 2023
Shpërndaje

 

Nga Elva Margariti *

Ministre e Kulturës

- Publicitet -

Në këto muaj errësire zaptimi të foltores së Parlamentit, opozita me disa syresh që spikasin, na doli një producente e mirëfilltë skenaresh të jashtëzakonshëm. Kam filluar të mendoj se jemi në rrugën e duhur për t’u kthyer shumë shpejt në një fuqi ndërkombëtare prodhimi telenovelash me aromë ballkanike.

Me të vërtetë që kemi hedhur hapa të shëndoshë me nisma për tërheqjen e produksioneve filmike si një industri e re që krijon vende pune, por kurrë nuk kisha menduar që opozita vetë do bëhej një nga aktorët kyç në këtë industri.

Dëshiroj të falenderoj opozitën që me imagjinatën e saj të shfrenuar, shpirtin e saj artistik dhe sensin folkloristik ka kapërcyer çdo pengesë pritshmërie duke u shndërruar në borie të ‘opozitarizmit konstruktiv’ në mbarë botën.

Madje jam e bindur, se së shpejti, falë veprimeve të opozitës, Shqipëria do të jetë destinacioni kryesor i turizmit të kulturës opozitariste, ku të gjithë opozitarët nga bota do vijnë të mësojnë nga ju se si mund të fitosh duke humbur dhe si mund t’ja nxish faqen vendit tënd para botës pa t’u skuqur faqja jote.

Ministria jonë e Kulturës, bashkë me institucionet e varësisë do të mundësojë që skenari i filmit të ardhshëm “PD: ç’ishte, ç’është e ç’do të jetë” të realizohet duke patur parasysh të gjithë elementët e skenarit sipas të cilit: na qenka një mafie kombëtare dhe ndërkombëtare që e paska shumë inat PD-në dhe shumë qejf PS-në.

Këto mafie, të cilat vijnë nga dy kontinente dhe një arkipelag, ku përfshihen pensionistë dhe burra e gra të moshës së thyer, i janë vënë këmba këmbës opozitës shqiptare, e cila po u reziston me forcat e saj të brendshme,shi armiqve të jashtëm.

Humori ndonjëherë është i vetmi shpëtim në çaste fatkeqësie dhe keqardhjeje. E kam të vështirë ta pranoj se Konica kishte të drejtë kur thoshte se “armiku më i madh i shqiptarit është vetë shqiptari”.

Unë i takoj atij brezi që kam provuar mbi shpinë emigracionin e gjatë. Plot 16 vjet dhe u ktheva sepse gjeta shpresë, gjeta mundësi. E di fare mire se cili ishte imazhi i Shqipërisë te të huajt: Mos shkoni në Shqipëri se ju marrin peng! Mos shkoni në Shqipëri se ju grabisin!

Sa shumë punë dhe mund është dashur për të ndryshuar këtë imazh në botë. Nga një humbëtirë e panjohur në hartë, Shqipëria pret e përcjell sot miliona vizitorë të huaj, që pushojnë në brigjet dhe malet tona, që shijojnë mikpritjen, bujarinë, kulinarinë dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Në vitin 2019 më shumë se 1 milion vizitorë vizituan monumentet tona të kulturës, parqet dhe muzetë, arritje që ju nuk i bëtë dot kurrë.

Kemi rikthyer shpresën te të rinjtë tanë, që të investojnë dijet dhe energjitë e tyre në Shqipëri. Mjafton të shohim qytetet me trashëgimi kulturore të spikatur, Gjirokastër, Korçë, Berat se sa shumë kanë ndryshuar dhe sa shumë të rinj e të reja punojnë në ta.

Po ndërkohë, çfarë ndodh?! Vetë shqiptarët hedhin llum mbi shqiptarët. Çfarë fatkeqësie që PD të katandiset në këtë derexhe!  Keqardhje që duhet ta vuajmë të gjithë bashkë këtë.

Opozita që nuk arrin të gjejë një kauzë me vlerë për qytetarët; e paaftë për të thënë të vetën dhe për të shfrytëzuar maksimalisht të drejtën që u ka dhënë vota e zgjedhësve, prodhon artifica me shpresën se njerëzit do të shurdhohen nga zhurma e bilbilëve të tyre dhe nuk do të dëgjojnë zallamahinë që po ndodh në atë që ata e quajnë “shtëpia e lirisë”; sherret e brendshme, banalitetin që buron nga çdo pore e “nongratave”, që sot i bëjnë hije vetëm vetes.

Edhe kjo seancë është shprehje e qartë e hipokrizisë suaj. Ku janë ata që bllokuan foltoren, që u doli fryma nga bilbilët, që u binin tavolinave si të marrë, duke dhënë spektaklin e radhës?! Folën, e bënë show-n e tyre, morën ditën e punës dhe u larguan! Po, po, u larguan sepse kjo është ajo që dinë të bëjnë më mirë.. Dhe siç duket do ta bëjnë edhe në 14 maj.

Pafuqia juaj për të dhënë shpresë dhe paaftësia juaj për të fituar, nuk është arsye për të ndarë dhe shpifur. Përçarja juaj është simptomë e mungesës së ideve dhe të një oferte për shoqërinë shqiptare.

Të pazotë për të fituar, keni vetëm zotësinë që të mblidhni me pikatore çdo lloj lajmi nga bota, sado i çuditshëm të jetë dhe t’ja servirni publikut tonë si të mirëqenë.

Të pamundur të mundni në mënyrë të ndershme e demokratike, ju vazhdoni të thurni pëlhurën e delirit me motive fantazmagorike.

Është mirë të ndihesh i rëndësishëm, por jo deri në atë pikë sa ta shndërrosh veten në viktimë komplotesh ndërkombëtare. Opozita edhe mund ta baltosë imazhin e Shqipërisë, ashtu siç i ka hije një opozite të vërtetë humbëse, edhe mund të baltosni qeverinë dhe kryeministrin, por në fund të ditës, ajo që mbetet është ballafaqimi përballë popullit shqiptar.

Ndaj dhe shihemi në 14 Maj për të parë se cili do të fitojë. Për të gjithë ne që duhet të vuanim duke qenë spektatorë të kësaj shfaqjeje bajate, ishte një humbje kohe, pasi mund të kishim bërë shumë punë të mira.

Sinqerisht do ju lutesha të na kursenit spektakle të tilla pa nivel, sepse Parlamenti transmetohet live në orare kur edhe fëmijët janë zgjuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elva Margariti (@elva.margariti)

—-

Pjesë nga fjala e znj.Margariti në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar, goditet makina e Peleshit, protestuesit sulmojnë edhe deputetët e opozitës, 5 të arrestuar
  • Një ndër aktet më fyese në historinë e shtetit dhe një listë me “përfaqësues të popullit” që nuk gjenden as në Google
  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026

Komentet e Fundit

  1. Enea on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Kujtim Hoxha on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. K R on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Pol on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?