Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jepet për merita civile dhe ushtarake, cilët janë 4 shqiptarët e tjerë veç Kadaresë që Franca u ka dhënë urdhërin e ‘Legjionit’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Jepet për merita civile dhe ushtarake, cilët janë 4 shqiptarët e tjerë veç Kadaresë që Franca u ka dhënë urdhërin e ‘Legjionit’
KryesorePolitike

Jepet për merita civile dhe ushtarake, cilët janë 4 shqiptarët e tjerë veç Kadaresë që Franca u ka dhënë urdhërin e ‘Legjionit’

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Shkrimtari Ismail Kadare u vlerësua nga Franca me titullin prestigjioz Oficer i Madh i Legjionit të Nderit në vitin 2020, dekoratë që iu dorëzua dje nga vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e oficerit të madh, në urdhrin e Legjionit të Nderit,” – u shpreh presidenti francez, teksa i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e nderit.

Legjioni i Nderit është titulli më i lartë shtetëror i dhënë nga Franca që prej kohës së Napoleon Bonapartit, në vitin 1802. Legjioni i Nderit jepet për meritat ushtarake dhe civile. Urdhri i Legjionit renditet me shkallë që vinë në rritje: Kalorës, Oficer, Komandant, Oficer i Madh dhe Kryqi i Madh.

- Publicitet -

Në vitin 2016, Kadare u vlerësua me titullin Komandant i Legjionit të Nderit. Shkrimtari, i cili sot jeton mes Francës dhe Shqipërisë, u bë bashkëpunëtor i huaj në Akademinë e Moralit, Politikës dhe Shkencave në Francë në vitin 1996, pas vdekjes së Karl Popper. Ndonëse vepra e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u përkthye në disa gjuhë të huaja, si bullgarisht, turqisht dhe serbo-kroatisht, ishte përkthimi në frëngjisht në vitin 1970 që i dha Kadaresë një shtysë drejt famës ndërkombëtare.

Përveç Kadaresë, i vetmi shqiptar që është dekoruar si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit është Iljaz Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe diplomat i shtetit shqiptar. Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtar, ai u dekorua nga Republika Franceze në vitet 1920 si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.

Për rastësi, ishte Jusuf Vrioni, i biri i Iliaz Vrionit, i cili me përkthimin e tij brilant të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” për lexuesin frëng i dha famën ndërkombëtare veprës së Kadaresë.

Të tjerë emra që janë nderuar me Urdhrin e Legjionit të Nderit janë shkrimtari Fatos Kongoli në gradën kalorës (2010); Drita Hadaj, Kryetarja e Aleancës Franceze të Tiranës në gradën oficere (2014) dhe kryeministri Edi Rama në gradën komandant (2017).

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?