Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jeta luksoze dhe lidhjet me Rusinë, kush është biznesmeni ukrainas që i bënë atentat në Monako?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Jeta luksoze dhe lidhjet me Rusinë, kush është biznesmeni ukrainas që i bënë atentat në Monako?
AktualitetBote

Jeta luksoze dhe lidhjet me Rusinë, kush është biznesmeni ukrainas që i bënë atentat në Monako?

Published: July 1, 2026
Shpërndaje

Një bombë artizanale, një atentator në arrati, por çfarë, dhe mbi të gjitha kush qëndron pas atentatit në Monako, që tronditi Principatën të hënën më 29 qershor?

Bëhet fjalë për goditjen ndaj Vadim Ermolaev, 58 vjeç, biznesmen ukrainas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa djali 13-vjeçar raportohet në gjendje më të lehtë. E përditshmja Le Figaro raportoi se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin një person që lëshonte një çantë në hyrje të një ndërtese banimi pak para shpërthimit.

Ermolaev, i cili prej shtatë vitesh jeton në Principatë, ka grumbulluar një pasuri të madhe. Ai është aktiv në disa sektorë, duke nisur nga aktivitetet imobiliare, importi dhe prodhimi i alkoolit, kozmetikës dhe detergjentëve.

- Publicitet -

Dhjetë vite më parë quhej “mbreti i Dnipros”, pasuria e tij i afrohet një miliard eurove. Atij i përket kompania Alef, një konglomerat i madh industrial dhe imobiliar i aktivizuar në sektorët e ndërtimit, prodhimit, bujqësisë dhe tregtisë. Para shpërthimit të luftës me Rusinë, ai ka firmosur projektet kryesore të transformimit urban dhe komplekset më të rëndësishme imobiliare në Dnipro.

Mendohej se pas aneksimit të Krimesë, Ermolaev kishte humbur asetet e tij në gadishull, por më vonë u zbulua se ai kishte transferuar biznesin e alkoolit te ndërmjetës dhe kishte vazhduar aktivitetin nën autoritetet ruse. Për këtë arsye në vitin 2023 ai u sanksionua nga Ukraina.

Djali i madh i Ermolaev, Arthur, ka krijuar një rrjet call center-ash mashtruese që kanë mashtruar qytetarë të Bashkimit Europian. Në dhjetor 2025 ai u arrestua në Qipro, teksa po përgatitej të hipte në një fluturim drejt Dohas, dhe u ekstradua në Estoni, ku më pas u gjykua për krijimin e një organizate kriminale.

Sipas hetimeve, call center-at e tij kanë përvetësuar rreth 100 milionë euro nga qytetarë të disa vendeve, përfshirë 5 milionë euro nga qytetarë estonezë. Në fund, Arthur Ermolaev u detyrua t’i paguante Estonisë 8,5 milionë euro, u dënua dhe u dëbua nga vendi, ku tani e ka të ndaluar rikthimin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”
  • Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme
  • Rama shpërthen pas protestës së djeshme: A nuk ju vjen turp?
  • INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  • Përplasjet para Parlamentit, 20 protestues u shoqëruan, një i arrestuar

Komentet e Fundit

  1. K R on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  2. Iliri on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  3. prehistoriku on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  4. ¿? on Kush është “Igori” në audiopërgjimin me Ron Yeffet
  5. ¿? on Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?