Kryeministri Edi Rama u pa sot gjatë festës së socialistëve edhe në versionin ndryshe, atë të kamerierit!

Kryeministri u kujdes që t’u ofronte vetë grave socialiste dhe gazetareve femra të pranishme, nga një pije në hollin e pallatit të Kongreseve, ku dhe po zhvillohet festa e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Në një moment ai përfitoi teksa i mori tabakanë kamerierit nga dora dhe nisi t’u shërbente zonjave dhe zonjushave të pranishme…
