Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Johnson: Votimi për ndihmat për Ukrainën, Izraelin mund të mbahet të premten
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Johnson: Votimi për ndihmat për Ukrainën, Izraelin mund të mbahet të premten
AktualitetBote

Johnson: Votimi për ndihmat për Ukrainën, Izraelin mund të mbahet të premten

Published: April 16, 2024
Shpërndaje

Pas dy muajsh të miratimit nga Senati, projektligji për sigurinë kombëtare, që përfshinë ndihmat për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e Indo-Paqësorit me gjasë do të votohet të premten nga Dhoma e Përfaqësuesve. Udhëheqësi republikan i Dhomës, Mike Johnson, megjithë kundështimet e ashpra të ligjvënësve konservatorë, njoftoi se teksti i projekligjit do të publikohet të martën pasdite duke krijuar mundësinë që votimi të mbahet në fund të javës.

Sipas kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësit do të kenë 72 orë kohë të njihen me projekt-ligjin, deri në votimin e tij të premten.

Të hënën në mbrëmje, zoti Johnson njoftoi se projekligji do të ndahet në katër pjesë.

- Publicitet -

“Ne do të votojmë për ndihmën për Izraelin, për Ukrainën dhe Indo-Paqësorin. Më pas edhe për një projekt-ligj tjetër, që përfshin prioritetet tona të sigurisë kombëtare dhe që ndër të tjera parashikon t’i japë Presidentit të drejtën të shfrytëzojë pasuritë e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës dhe disa sanksione të tjera ndaj Iranit dhe masa të tjera për të cilat ne kemi diskutuar për një kohë të gjatë”, tha zotit Johnson.

Duke u përballur me një rebelim të drejtpërdrejtë nga konservatorët që kundërshtojnë sidomos ndihmën për Ukrainën, vendimi i kryetarit republikan për të dërguar projektligjin për votim vlerësohet si një moment vendimtar.

“Ky është një mashtrim dhe njerëzit janë lodhur nga republikanët që thonë se si po luftojmë për Amerikën dhe më pas dërgojnë taksat e tyre të fituara me aq vështirësi te vendet e tjera. Të gjithë duhet të paguajnë taksat për të financuar këtë qeveri të cilës nuk i intereson të zgjidhë problemet në vendin tonë“, tha ligjvënësja republikane, Marjorie Taylor Greene.

Për të kapërcyer paknaqësitë brenda partisë së tij, zoti Johnson tha se ndarja e projekligjit në katër pjesë përfshin ndryshimin që një pjesë e ndihmës për Kievin të jepet si kredi. Jo zyrtarisht mësohet se demokratët nuk e kundërshtojnë këtë ndryshim.

Ndarja e projektligjit megjithatë e la të hapur mundësinë për ndryshimin e vlerës origjinale të ndihmave prej 95 miliardë dollarësh që Senati miratoi në muajin shkurt. Projektligji i miratuar nga Senati përfshinte 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe 60 miliardë për Ukrainën. Disa ligjvënës po bëjnë përpjekje që të shtojnë edhe masa të tjera për kontrollimin e kufirit me Meksikën.

Të hënën, ndërsa takonte Kryeministrin e Çekisë, Presidenti Joe Biden vazhdoi trysninë publike ndaj zotit Johnson duke kërkuar që projektligji të dërgohet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Kongresi duhet të votojë projektligjin që u miratua në Senat me mbështetje dypartiake. Ka një mbështetje të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat nëse këta njerëz do të lejonin një votim“, tha Presidenti Biden ndërsa falenderoi Republikën Çeke për vendimin për të dërguar një milion predha artilerie në Ukrainë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba iu bëri thirrje sërish aleatëve të hënën të ndërmarrin “hapa të jashtëzakonshëm dhe të guximshëm” për të dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër sulmeve ajrore ruse.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse emri ka ngjallur kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  • Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet?

Komentet e Fundit

  1. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  2. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?