Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ilir Meta thirret në SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ilir Meta thirret në SPAK
KronikeKryesore

Ilir Meta thirret në SPAK

Published: February 22, 2023
Shpërndaje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Meta ka mbërritur në ambjetet e SPAK rreth orës 10:00.

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në prokurorinë e Posaçme, por dosjet e hapura për të janë të shumta.

- Publicitet -

Në një prononcim shkurt për mediat para hyrjes në SPAK, Meta nuk dha detaje se përse është thirrur sot nga Prokurorët e Posaçëm, ndërsa theksoi se do të flasë për mediat, menjëherë sapo të dalë.

“E kam thirrur disa herë SPAK për të hetuar korrupsionin. Do jem këtu me ju për çdo gjë”, tha Meta për gazetarët në hyrje të godinës së Prokurorisë.

Ish-presidenti shoqërohej nga Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor që prej kohës kur ishte në Presidencë.

Në gusht të vitit 2022, SPAK ka regjistruar një procedim penal për çështjen e lobimit në SHBA me 670 mijë USD para të padeklaruara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në bazë të një kallëzimi të bërë nga ish deputeti Halit Valteri. Një tjetër procedim penal është regjistruar për shërbime estetike nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta në një klinikë në San Marino dhe Austri me para të padeklaruara, në bazën e një kallëzimi penal të referuar nga avokati Idajet Beqiri. Për të dyja linjat e hetimit, prokurorët po presin përgjigjet e letërporosive.

Po gjatë vitit 2022, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal për pastrim parash dhe fshehjen e pronësisë së godinës së LSI-së, në bazë të një tjetër kallëzimi të Halit Valterit. Në 25 korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal nr. 137, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, ku të kallëzuar janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi dhe vjehrri i Drinit, Nuri Peti. Drini Kryemadhi ka përfituar rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, dyshohet në mënyrë korruptive.

Në prill të vitit 2022, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Hetimet po ndiqen nga vetë drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Të vetëm çështje të ‘nxehtë’ që Dumani ka në dorë dhe që mund të japë një mesazh të qartë, është afera CEZ-DIA, ku i implikuar është Ilir Meta. Prokuror i çështjes, bashkë me Dumanin, është edhe Arben Kraja, i cili po heton edhe çështjen e lobimit me para të padeklaruara.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?