Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kajro, vazhdojnë bisedimet për armëpushimin në Gaza, Hamasi kushtëzon çdo marrëveshje me…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kajro, vazhdojnë bisedimet për armëpushimin në Gaza, Hamasi kushtëzon çdo marrëveshje me…
AktualitetBote

Kajro, vazhdojnë bisedimet për armëpushimin në Gaza, Hamasi kushtëzon çdo marrëveshje me…

Published: May 5, 2024
Shpërndaje

Udhëheqësit e Hamasit u takuan sot për të dytën ditë radhazi me ndërmjetësuesit egjiptian në Katar në përpjekje për të arritur një armëpushim në Gazë. Zyrtarët palestinezë thanë se nuk ka përparime të dukshme ndërsa grupi islamik kushtëzon çdo marrëveshje të mundshme me ndalimin e luftës në Gazë. Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë çdo mundësi të dhënies fund të luftës deri në eliminimin e Hamasit. Izraeli ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një marrëveshjeve që do të kërkonte lirimin e 20 deri 33 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi disa javor.

Një zyrtar palestinez, që ka dijeni mbi përpjekjet e ndërmjetësimit, tha se delegacioni i Hamasit kishte shkuar në Kajro me synimin për të arritur një marrëveshje, por jo me çdo çmim, siç u shpreh ai.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters, në kushte anonime, se marrëveshja duhet t’i japë fund luftës në Gazë dhe se forcat izraelite duhet të tërhiqen, gjë që Izraeli nuk është zotuar se është i gatshëm ta bëjë.

- Publicitet -

Ndërkohë kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se nëse Izraeli pajtohet me “qëndrimet ekstreme” të Hamasit, “7 tetori i radhës është vetëm çështje kohe”, siç u shpreh ai.

“Dorëzimi përpara kërkesave të Hamasit do të ishte një disfatë e tmerrshme për shtetin e Izraelit. Do të ishte një fitore e madhe për Hamasin, Iranin dhe të gjithë boshtin e së keqes”.

Pavarësisht shtimit të trysnisë për arritjen e një marrëveshje, kryeministri izraelit këmbëngul tek qëllimi i misionit për eliminimin e Hamasit.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë të dorëzohemi. Por ne do ta vazhdojmë luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet e saj”

Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe amerikanë kanë raportuar shenja kompromisi gjatë ditëve të fundit.

Sidoqoftë, shanset për një marrëveshje armëpushimi mbeten të paqarta. Pikëpyetja kryesore është nëse Izraeli do të pranonte për t’i dhënë fund luftës pa arritur qëllimin e tij të deklaruar, për ta shkatërruar grupin militant të Hamasit.

Lufta filloi pasi Hamasi u fut në territorin izraelit më 7 tetor duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng 252 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Ministria e shëndetësisë së Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 34,600 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 77,000 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. Bombardimet kanë shkatërruar pjesën më të madhe të territorit palestinez dhe kanë shkaktuar një krizë humanitare.

Të premten, një zyrtar i lartë i OKB-së tha se në Gazën veriore, të goditur rëndë nga lufta dhe kufizimet e rrepta izraelite për dërgesat e ushqimit, mbretëronte “uria e theksuar”.

Egjipti dhe Katari, vend ku Hamasi ka një zyrë politike, po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim mes shqetësimeve ndërkombëtare për numrin e lartë të vdekjeve në Gazë dhe gjendjen e vështirë të 2.3 milionë banorëve të saj.

Izraeli ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një marrëveshjeve që do të kërkonte lirimin e 20 deri 33 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi disa javor.

Mijëra izraelitë protestuan të shtunën, duke kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu që të pranojë një marrëveshje armëpushimi.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  2. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  4. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë
  5. Partizani on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?