Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kam dy fëmijë për të rritur”, kërkoi lirimin nga qelia, lihet në burg Alda Klosi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Kam dy fëmijë për të rritur”, kërkoi lirimin nga qelia, lihet në burg Alda Klosi
KronikeKryesore

“Kam dy fëmijë për të rritur”, kërkoi lirimin nga qelia, lihet në burg Alda Klosi

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Apeli ka lënë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi, e cila kishte kërkuar lirimin nga qelia e burgut.

Ish-zyrtarja kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte dhënë masën “arrest me burg” ndaj saj.

“Kam dy fëmijë për të rritur dhe një nënë të verbër për të cilën duhet të kujdesem”, ishte pretendimi i Alda Klosit.

- Publicitet -

Megjithatë, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke e lënë prapa hekurave.

Ajo nuk ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore, duke u përfaqësuar nga avokati i saj Ilirjan Muho.

“Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irena Brahimi, vendosi: Miratimin e vendimit nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

Avokati i Alda Klosit deklaroi se gjykata ka vendosur në mënyrë të padrejtë sekuestrimin e një apartamenti në pronësi të ish bashkëshortit të Klosit të blerë prej tij pas divorcit të tyre.

“Ka pranuar që banesa e saj është vjedhur. Ai ka thënë se shuma e vjedhur janë paratë që vëllai i saj ka marrë hua për xhaxhain. Në të ardhmen do të kompensohej me një truall që ata kanë në bashkëpronësi në Tiranë. Para disa ditësh prokuroria ka sekuestruar një apartament të regjistruar në emër të ish bashkëshortit të Alda Klosit pasi ata ishin ndarë me njëri tjetrin.

Ata janë divorcuar më përpara dhe Alda Klosi ka në kujdestari dy fëmijët e mitur. Ata kanë vazhduar marrëdhënie korrekte për hir të dy fëmijëve. Ajo që thotë prokuroria ka nevojë të verifikohet. Kjo nuk do të thotë se Alda Klosi ka nevojë të rrijë në burg derisa të provohet vërtetësia e tyre. Natyrisht ka vend për t’u kontestuar. Është vetëm apartamenti që ndodhet në rrugën Frederik Shiroka të vendosur nga ish bashkëshorti në vitin 2021 pas divorcit të tyre”, tha ai.

Ai deklaroi se Alda Klosi nuk ka për detyrim të deklarojë të ardhurat e vëllait të saj.

“Klientja ka deklaruar çdo gjë që ka pasur në pronësi të saj derisa ka qenë subjekt i vetëdeklarimit. Prej gushtit të vitit 2022 nuk ka qenë më subjekt i vetëdeklarimit. Ndërsa për paratë e vëllait të saj ajo nuk ka për detyrim të deklarojë asgjë”, u shpreh avokati.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?