Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale
KronikeLajmi i fundit

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

Published: July 30, 2025
Shpërndaje

Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 shkolla për pajisjen me kamera inteligjente si pjesë e projektit “Smart City” për rritjen e sigurisë, por shkollat janë të pajisura aktualisht me kamera, ndërsa ekspertët ngrenë pikëpyetje për sigurinë e të dhënave personale.

Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës.

Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera inteligjente në ambiente publike, përfshirë edhe njëzet institucione arsimore në qytete të ndryshme.

- Publicitet -

Një mësuese e shkollës “Jeronim De Rada” i tha BIRN se ekspertët e huaj ishin të shoqëruar nga përfaqësues shqiptarë dhe u larguan pasi vëzhguan ambientet e shkollës në tërësi. Ajo shtoi gjithashtu se shkolla është e pajisur aktualisht me një sistem kamerash të vendosura në korridore, palestër dhe në oborr, por jo në ambientet e brendshme të klasave.

Ekspertët e projektit “Smart City” duket se kanë gjetur një situatë të ngjashme edhe në gjimnazet “Ibrahim Rugova” në Kamëz, “Petro Nini Luarasi” në Tiranë dhe “Isa Boletini” në Paskuqan – tre shkolla të tjera ku sistemi i ri i kamerave pritet që t’i mbivendoset sistemeve ekzistuese të mbikëqyrjes.

“Shkolla ka sistem kamerash dhe do shohin ku do i instalojnë të rejat, apo do përdoren ato që janë aktualisht,” tha një drejtues i gjimnazit “Ibrahim Rugova”, ndërsa shtoi se nuk ka ende një datë për funksionimin e sistemit të ri.

Projekti “Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej fillimisht që të kushtonte 60 milionë dollarë amerikanë, por kostot e tij gati u dyfishuan në 118.5 milionë dollarë pa asnjë shpjegim, ndërsa pritet që të mbulohen përmes një huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit.

Projekti do të zbatohet nga kompania ‘Presight AI‘,pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj kineze. Projekti kontestohet gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale për rrisqet që mbart nga ndërhyrja e madhe në privatësinë e qytetarëve.

Ministria e Brendshme i shpërfill këto shqetësime, ndërkohë që i tha BIRN se një ndër prioritetet kryesore të projektit “Smart City” është rritja e sigurisë në institucionet arsimore. Sipas saj, projekti do të pilotohet fillimisht në 20 institucione arsimore, ku parashikon instalimin e detektorëve të dedikuar për sigurinë fizike dhe përdorimin e teknologjive të avancuara që përfshijnë Inteligjencën Artificiale.

Ministria theksoi gjithashtu se kishte punuar ngushtësisht me Zyrën e Komisionerit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe se ishin marrë masa specifike për të “parandaluar aksesin e paautorizuar, keqpërdorimin apo rrjedhjen e informacionit të ndjeshëm”.

“Këto teknologji do të ndihmojnë në analizimin në kohë reale të të dhënave të mbledhura nga pajisjet e monitorimit dhe në identifikimin e situatave të dyshimta apo potencialisht të rrezikshme, me qëllim reagimin e shpejtë dhe parandalues,” deklaroi Ministria e Brendshme në një përgjigje me shkrim.

Ministria e Brendshme deklaroi gjithashtu se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ishin zhvilluar procese konsultimi me komunitetin e prindërve për të adresuar çdo shqetësim që lidhej me mirëqenien e fëmijëve dhe përdorimin e teknologjisë në shkolla.

Por kur iu kërkuan dokumentet e konsultimeve publike me prindërit, Ministria e Brendshme tha se ato ishin kryer nga Ministria e Arsimit, ndërsa kjo e fundit nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ekspertët e sistemit arsimor e shohin me dyshim projektin, përsa kohë që nuk ofrohen garancitë maksimale për mbrojtjen e të dhënave personale.

Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, e vlerëson synimin për rritjen e sigurisë në shkolla, por thekson gjithashtu rrezikun që mund të sjellë përdorimi i teknologjisë nëse nuk garantohet siguria e të dhënave.

“Ne e dimë sa të brishta janë të dhënat e shtetit tonë, e dimë sesa politike janë shkollat dhe sesa kollaj dikush nëpërmjet një hakerimi mund të marrë të dhënat që mund të keqpërdoren për fëmijë, nxënës të caktuar,” tha Xhemollari për BIRN.

“Kjo kërkon një siguri të madhe dhe këtë as Komisioneri që kanë konsultuar dhe as AKEP, e as institucione të tjera, nuk na i kanë garantuar deri tani,” shtoi ai.

Xhemollari vërejti gjithashtu se kamerat e sigurisë nuk janë mënyra e vetme për rritjen e sigurisë dhe se një sërë propozimesh të tjera në këtë drejtim kanë mbetur prej vitesh në sirtar.

“… kjo mund të ndodhë me hapa të tjerë që ne i kemi propozuar qeverisë, së bashku me komunitetin e prindërve, si zgjatja e orareve, në mënyrë që fëmijët nga ora 13:00 në 16:00 të mos jenë në rrugë, futja e ushqimit, shtimi i mësuesve, shtimi i psikologëve,” tha ai.

Edhe Ndriçim Mehmeti, ekspert i sistemit arsimor në Shqipëri, thotë se ky sistem i ri monitorimi nuk do t’i zgjidhë problemet në shkolla.

“Disa prej këtyre problematikave vijnë nga familja, kultura e rrugës, agresiviteti në rritje i të rinjve, mënyra e komunikimit etj,” tha Mehmeti, ndërsa shtoi: “duhet të përqëndrohemi tek socializmi i fëmijëve, krijimi i një mjedisi pune sa më krijues për fëmijët nga arsimi parashkollor deri në universitet”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi
  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?