Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kampionati Kombëtar i Rafting 2023, fiton skuadra e Osumit, e ndjekin Vjosa dhe Bistrica
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kampionati Kombëtar i Rafting 2023, fiton skuadra e Osumit, e ndjekin Vjosa dhe Bistrica
AktualitetSport

Kampionati Kombëtar i Rafting 2023, fiton skuadra e Osumit, e ndjekin Vjosa dhe Bistrica

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

 

Federata Shqiptare e Rafting organizoi ne datën 29 Mars 2023,në qytetin e Beratit “Kampionatin Kombëtar të Rafting” 2023″
Garues ishin skuadrat sportive nga Berati, Përmeti, Skrapari, Dibra, Elbasani, Saranda me teknikën H2H SLALOM (Kokë më Kokë me pengesa).

Shoqatat sportive pjesëmarëse ishin Albania Rafting Group, Black Drin Adventure, Albania Rafting -Vjosa, Albanian Sport & Tourisem Elbasan.

- Publicitet -

Ky kampionat tregon qe sporti turistik i rafting eshte perhapur pothuaj ne gjithe Shqipërine ku ka lumenj të përshtatshëm për këtë sport. Ai vjen pas trainimeve per guida te specialitetit te veçantë Rafting që Federata Shqiptare e Rafting zhvilloi me aplikantë nga e gjithë Shqipëria në lumin Osum dhe në lumin Vjosa në Përmet.

Fituesit u renditen si më poshtë:

Në vend të tretë skuadra e Bistricës me rezultatin 12 min e 23 sekonda, në vend të dytë skuadra e Vjosës 11 minuta e 17 minuta dhe në vend të parë Osumi 10 minuta e 44 sekonda me kapiten Murat Mamurani.

Skuadra fituese do të përfaqësoj Shqipërinë ne Kampionatin Botëror të Rafting 2023 që do të zhvillohet në Valtellina, Itali në datat 26 qershor deri 2 Korrik 2023.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting Zamo Spathara theksoi për pjesëmarësit se ky kampionat tregoi nje rritje të cilësisë nga ana teknike e guidave dhe një rritje të numrit të pjesëmarrësve.

“5 skuadra do te thote 5 lumenj ku bëhet rafting gjithë vitin, 5 realitete te konsoliduara, 5 mbrojtës dhe promovues të lumenjve dhe aktiviteteve turistike ujore.

E veçanta e këtij trainimi është se u ndoqën edhe nga qytetarë nga Austria, Kroacia dhe Hungaria të cilët praktikuan së bashku me trainierët dhe guidat tona rafting në lumenjtë shqiptarë”, – tha ai.

Spathara shton se: Synimi i ardhshëm i Federatës Shqiptare të rafting është ta kthejë rafting në një sport masiv duke filluar të bëhet pjesë e korikulave sportive shkollore, veçanërisht në qytetet dhe fshatrat që lumin e kanë pjesë të jetës së tyre.

Andrea Gatti ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting që prej vitit 2014 shtoi:

“Potenciali i lumenjve shqiptarë është i paimagjinueshëm dhe shqiptarët dhe gjeneratat e ardhshme do te jetojnë me të ardhurat nga turizmi. Kampionati është i rëndësishëm pasi eshte nje workshop nga pikpamja teknike dhe e sigurisë dhe mundesi edukimi per te rinjtë”.

Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Berat, Federata Botërore e Rafting, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik Shqiptar.

Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvilloj sportin e Rafting në Shqipëri sipas standarteve ndërkombëtare në respekt të plotë të proçedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.

Rafting eshte nje disipline sportive dhe rekreative, e hapur per publikun e gjere me ane te guidave te licensuara dhe te federuara te rafting. Federata Shqiptare e Rafting eshte anëtare me te drejta te plota e Federatës Botërore të Rafting.

Federata Shqiptare e Rafting (FShR) është rezultat i punës së 19 viteve të zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri nëpërmjet rafting.

FSHR është anëtare e Albanian Travel Trade Association dhe ka përfaqësuar Ballkanin në Kongresin Botëror të Turizmit-Aventurë në Alaskë, shtator 2016 dhe është prezantuar si projekti më inovativ në Ballkan dhe me vlerë për t’u shpërndarë në konferencën rajonale të Europës Juglindore, AdventureNext_Balkans.

FSHR ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më innovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.

FSHR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Worcester Polytechnic Institute, Universitet ne Massachusetts për të kryer një punim universitar në lidhje me aktivitet turistike për t’u zhvilluar pranë kanione të Osumit.

Federata Shqiptare e Rafting është anëtar në Federatën Ndërkombëtare të Rafting dhe Kampion i “Vepro Tani” shpallur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Korrik 2014.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?