Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kanceri i prostatës mund të zbulohet më herët falë analizës së urinës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Kanceri i prostatës mund të zbulohet më herët falë analizës së urinës
KurioziteteShendetesi

Kanceri i prostatës mund të zbulohet më herët falë analizës së urinës

Published: May 2, 2025
Shpërndaje

Një analizë e thjeshtë urine, pa dhimbje, jo invazive dhe që mund të bëhet në shtëpi, mund të diagnostikojë kancerin e prostatës herët me saktësi jashtëzakonisht të lartë, madje edhe më të madhe se analiza e gjakut që përdoret aktualisht. Kjo hap mundësinë e identifikimit të kancerit në fazat e hershme, duke përmirësuar rezultatin e trajtimeve për atë që është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes tek burrat.

Rezultati është për shkak të kombinimit të inteligjencës artificiale dhe analizës gjenetike, e cila ka lejuar identifikimin e treguesve të rinj të sëmundjes në studimin e botuar në revistën “Cancer Research” nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Instituti Suedez Karolinska.

Duke analizuar aktivitetin e gjeneve në mijëra qeliza nga tumoret e prostatës, studiuesit ishin në gjendje të krijonin modele digjitale të këtij tumori, të cilat më pas u studiuan me algoritme të inteligjencës artificiale për të identifikuar proteinat që mund të përdoren si bioshënjues.

- Publicitet -

Gjurmët molekulare të gjetura në këtë mënyrë u kërkuan në mostrat e marra nga tumoret, në gjakun dhe në urinën e pothuajse dy mijë pacientëve. Disa nga biomarkuesit e pranishëm në urinë kanë provuar të jenë më të besueshmit, jo vetëm në zbulimin e pranisë së kancerit, por edhe të ashpërsisë së tij.

“Ka shumë përparësi në matjen e bioshënuesve në urinë”, thotë Mikael Benson, koordinator i studimit. “Është një test jo-invaziv dhe pa dhimbje, dhe mostra mund të analizohet me metoda rutinë në laboratorët klinikë. Biomarkues të rinj dhe më të saktë mund të çojnë në diagnozë më të hershme dhe prognozë më të mirë për burrat me kancer të prostatës. Ato gjithashtu mund të zvogëlojnë numrin e biopsive të panevojshme të prostatës tek burrat e shëndetshëm”, shton studiuesi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 26 tetor 2026
  • Serbia rrëzon Vuçiçin, studentët nga protesta në pushtet
  • PORTRET: Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
  • Reagimet e para nga jashtë pas fitores së Listës Studentore në Serbi
  • E FUNDIT: Lista Studentore fiton zgjedhjet në Serbi. Në pushtet nga 2012, Vuçiç pranon humbjen

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  2. K R on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  3. Antishqiptari on Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  4. Kujtimi on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  5. Emigranti on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?