Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kandidat i përbashkët më 14 maj”, Shehi: Kush do ta prishë këtë formulë, nuk do që të fitojë zgjedhjet!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Kandidat i përbashkët më 14 maj”, Shehi: Kush do ta prishë këtë formulë, nuk do që të fitojë zgjedhjet!
Politike

“Kandidat i përbashkët më 14 maj”, Shehi: Kush do ta prishë këtë formulë, nuk do që të fitojë zgjedhjet!

Published: February 21, 2023
Shpërndaje

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar gjatë një interviste televizive se formula për të mundur kundërshtarin është zgjedhja e një kandidati të përbashkët dhe lufta kundër PS dhe Edi Ramës. Shehi theksoi se të gjithë ata që nuk pëlqejnë Berishën dhe Metën nuk duhet të mbeten jashtë procesit zgjedhor.

“Meqë opozita nuk ka pozicion të qartë, ka ardhur dita që të gjithë faktorët që janë në fushë marrin detyrën e pozicionin e vet dhe japin kontributin maksimal nga pozicione të ndryshme. Po qe në pozicionin e vjetër Berisha- Meta nuk ka nevojë për pjesë të tjera elektorale. Por ligji zgjedhor na e jep këtë mundësi, dhe kjo është pozitive për opozitën që për proporcionalin të gjithë kundër Ramës, kurse për mazhoritarin është logjike që të jetë një kandidat. Nëse dy grupet e PD nuk prodhojnë dot një kandidat nuk e kuptoj se ç’pretendim kanë që të mos lejojnë të tjetër të hyjnë me kandidatët e vet. Nëse bëhet për të treguar se kush është më i forti i opozitës i lind e drejta çdokujt të kandidojë. Logjika është kjo; me një kandidat të përbashkët të gjitha palët për të maksimizuar votat me mazhoritar. Me grupe të ndryshme për proporcionalin se nuk i prishim punë njëri-tjetrit. Njerëzit që nuk pëlqejnë Dash Shehin të shkojnë te partitë e tjera, por njerëzit që nuk pëlqejnë Berishën e Metën nuk duhet të ngelin jashtë procesit zgjedhor në proporcional të jemi të gjithë më vete për mazhoritarin të biem të gjithë në një dhe na jep shanse të gjithëve ne po shkojmë të bëjmë politikë, jo krushqi nuk martohemi me njëri tjetrin. Jemi të ndryshëm. Formula është e thjeshtë. Kush do ta prishë këtë formulë nuk do që të fitojë zgjedhjet”.

Dhe në këtë pikë Shehi nënvizon se nëse “largohemi nga ky fokus qëllimi nuk është fitorja në zgjedhje por se kush kontrollon fushën opozitare”.

- Publicitet -

“Ne ndajmë gjëra të ndryshme me Berishën për tema të mëdha politike, zgjedhjet janë lokale por kane edhe sfond politik. Na bashkon lufta ndaj zotit Rama dhe dalja me një kandidat. Nëse merremi me tema të tjera nuk kemi për qëllim të mundim kundërshtarin, por njëri-tjetrin tregon që nuk ka qëllim zgjedhjet, por mjet për të treguar se kush kontrollon fushën opozitare dhe ky është një gabim i madh edhe nuk ka vlerë në demokracinë e sotme”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?