Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë, e cila nisi pak më shumë se një orë më parë.
Kryesia do të mblidhet sërish më datë 25 mars për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet lokale të “14 Majit”.
Kujtojmë që KQZ ka bërë me dije se data 27 mars, është data e fundit për regjistrimin e kandidatëve nga partitë përkatëse, si dhe listave shumë emërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Pas regjistrimit të partive që përfundon sot, në 15 mars aplikohen koalicionet, ndërsa më 14 prill nis zyrtarisht fushata.
Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai theksoi se në mbledhjen e kryesisë fokusi ishte tek emrat e kandidateve dhe këshilltarëve dhe programi për fushatën zgjedhore, sipas zonave të ndryshme.
“U diskutua regjistrimi i kandidatëve dhe lista për këshilltarët. Përtej këtij aspekti është programi i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme si dhe përmbajta thelbësore në rrafshin kombëtar”, tha ai.
“Pak a shumë i kemi gati kandidatët, aty ku ka pasur dakordësi dhe simpatizim rreth kandidatëve të caktuar ku janë kandidatë, zyrtarizimi do bëhet para se ata të rregjistrohen zyrtarisht. E dimë se cilat do jenë skuadrat”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët, ai foli dhe për rritjen e pagave.
“Është dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme si dhe përmbajtja në rrafshin kombëtar. Në një moment ku përtej vështirësive e kontektit të përgithshëm të ekonomisë, si rezultat i luftës e shtrëngimeve në mbarë Europën, jemi duke ecur mirë, kemi bërë rritjen e pagës për mjekët specialistë, të cilët do shpërblehene sipas pagave të larta të rajonit, jemi barazuar me Serbinë me pagë, jemi mbi Kosovën, në një mesatare të lartë. Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta, duke nisur me ato dixhitale, kemi nevojë që të ofrojmë paga që të jenë konkuruese në treg. Procesi i integrimit kërkon adaptim, kemi nevojë për të rritur pagat që të jemi më të mirët në shërbim të shtetit, deri në agronom, do të sjellim lart sistemin e pagave.
Heqim taksimin deri në pagën 50 mijë lekë të reja, për taksën e jashtëzakonshme do ua dedikojmë me prioritet pensionistëve. Të gjitha këto, me rritjen e ndjeshme të investimeve, na bëjnë ta shikojmë me optimizëm të nesërmen. Do të angazhohemi me një debat publik me sipërmarrjen publike mbi deklarimin e të ardhurave, është themelore për të pasur njerëzit e duhur. Përndryshe të gjithë do vuajnë me truket e pagave”, tha Rama.
j.l./ dita
