Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë
AktualitetBote

Kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë

Published: April 21, 2024
Shpërndaje

Ekonomia amerikane është një faktor kryesor në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti luan një rol kyç në hartimin dhe përcaktimin e politikave tregtare dhe ekonomike të vendit. Në materialin në vazhdim, korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presuti flet mbi gjendjen e ekonomisë amerikane dhe dallimet mes dy kandidatëve mbi mënyrën se si do ta trajtonin atë.

Presidenti Joe Biden u rrit në Scranton të Pensilvanisë, në një lagje të banuar kryesisht nga klasa punëtore. Duke folur mbi prejardhjen e tij, zoti Biden e quajti kundërshtarin Trump si kandidat që ka humbur lidhjet me realitetin

“Ai e shikon ekonominë nga Mar-a-Lago, ku me miqtë e tij të pasur mbështesin politikat e dështuara që kanë dëmtuar familjet e klasës punëtore për më shumë se 40 vjet. Vlerat e Scranton-it apo Mar-a-Lagos? Këto janë vizionet konkurruese për ekonominë tonë duke ngritur pikëpyetje mbi paanshmërinë themelore në qendër të kësaj fushate”, thotë Presidenti Biden.

- Publicitet -

Gjatë fillimit të mandatit të zotit Trump, ekonomia ishte e fortë dhe papunësia në 3.5%. Dee Boisvert në New Hampshire është mbështetës i republikanit Trump.

“Të gjithë ishin të lumtur dhe po bënin para. Gjithçka ishte mirë”.

Por më pas u përhap pandemia e koronavirusit. Viti i fundit i mandatit të Presidentit Trump u shoqërua me një papunësi prej 14.7%. Muajin e kaluar, papunësia ishte në shkallën 3.8%. Zëri i Amerikës bisedoi në Arizona me zotin Howard Webster, mbështetës i Presidentit Biden.

“Ajo që Joe Biden ka bërë është se kemi ekonominë më të mirë ndonjëherë dhe papunësinë më të ulët”.

Presidenti Biden thotë se strategjia e tij ekonomike po ndihmon amerikanët e zakonshëm.

“Shoh një Amerikë ku klasa e mesme gëzon një mbështetje të mirë ekonomike dhe klasa e varfër ka një shans që të dalë nga ajo gjendje”, thotë zoti Biden.

Por shumë pajtohen se inflacioni mbetet ende i lartë në rreth 3.5%, madje edhe pse ka rënë nga shifra rekord e vitit 2022. Votuesit e fajësojnë Presidentin Biden.
Trump e drejton gishtin tek kundërshtari Biden.

“Duhet t’i shpjegojmë popullit amerikan se çfarë po ndodh, sepse ata po shohin se çfarë ndodh në kufi, po përballen me inflacionin dhe ekonominë, e cila është në gjendje të tmerrshme”, tha zoti Trump.

Gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump favorizoi politikat e prodhimit të produkteve brenda vendit. Gjatë një tubimi fushate ai foli për automjetet e prodhuara në Meksikë.

“Do të vendosim një tarifë 100% për çdo makinë që vjen nga ana tjetër e kufirit dhe ju nuk do të jeni në gjendje t’i shisni ato”.

Sondazhi i kësaj jave nga agjencia e lajmeve Reuters tregon se amerikanët besojnë se republikani Trump do ta trajtonte ekonominë më mirë se Presidenti Biden.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • Pavarësisht protestave në Rrjoll, Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të lidhur me Berishën
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?