Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kandidaturat për Kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik i rikthehen Qeverisë. Vendimi pritet nga legjislatura e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Kandidaturat për Kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik i rikthehen Qeverisë. Vendimi pritet nga legjislatura e re
Politike

Kandidaturat për Kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik i rikthehen Qeverisë. Vendimi pritet nga legjislatura e re

Published: July 21, 2025
Shpërndaje

Gjatë legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë, e cila përfundoi zyrtarisht më 3 korrik 2025, pritej shqyrtimi nga ana e Parlamentit i dy kandidaturave të propozuara nga Këshilli i Ministrave për postin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik: z. Jonaid Myzyri dhe z. Kreshnik Ternova.

Në mars 2025 Këshilli i Ministrave njoftoi se dy kandidatët e kualifikuar nga Komisioni Ad-Hoc janë z. Jonaid Myzyri me 91 pikë dhe z. Kreshnik Ternova me 82 pikë.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave datë 12.3.2025, është miratuar projektvendimi “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidatëve për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik”.

- Publicitet -

Procedura e mëtejshme për emërimin ndiqet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, por ky i fundit nuk ka mundur të shqyrtojë kandidaturat brenda përfundimit të legjislaturës.

Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë përcakton se me mbylljen e legjislaturës së punimeve të Kuvendit, projektaktet e depozituara për shqyrtim e miratim, që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të miratohen në seancë plenare, i kthehen nismëtarit.

Kjo do të thotë se kandidaturat e propozuara nuk janë më në fuqi dhe procesi për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik duhet të nisë nga e para.

Qeveria do të duhet të propozojë sërish kandidatë, që mund të jenë të njëjtët apo të ndryshëm, sipas vlerësimit të saj.

Si rrjedhojë, procesi i emërimit të Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik mbetet i hapur dhe do të duhet të trajtohet nga legjislatura e re e Kuvendit, e cila do të nisë punimet në shtator 2025.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Na e bëj hallall…” / Nëna u tremb, protestuesit ndalen dhe e përqafojnë
  • Kush është diplomati austriak që u plagos gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?