Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kaosi në Kuvend, mblidhet sot Komisioni i Etikës, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kaosi në Kuvend, mblidhet sot Komisioni i Etikës, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD
AktualitetPolitike

Kaosi në Kuvend, mblidhet sot Komisioni i Etikës, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD

Published: December 23, 2025
Shpërndaje

Sekretariati i Etikës pritet të zhvillojë sot në orën 10:00 një tjetër mbledhje, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit në Kuvend.

Seanca e mëparshme u ndërpre pasi deputetët kërkuan akses dhe njohje me materialet provuese mbi të cilat bazohet kërkesa e mazhorancës. PS ka depozituar gjithashtu një kërkesë drejtuar Prokurorisë për të vlerësuar nëse ka elementë për nisjen e një hetimi penal ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, lidhur me përplasjet fizike me punonjësit e Gardës së Republikës.

Sipas qëndrimit të mazhorancës, aktet e dhunës nuk ishin spontane, por të organizuara nga drejtues të Partisë Demokratike, duke përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin.

- Publicitet -

Në kërkesën e saj, PS propozon përjashtim 60-ditor nga punimet parlamentare për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun për përplasjet fizike, si dhe për Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin, të cilët cilësohen si organizatorë të ngjarjeve. Po ashtu, masa të njëjta kërkohen edhe për deputetët që hodhën lëndë tymuese në sallën e Kuvendit, mes tyre Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.

Ndërkohë, për 19 deputetë të tjerë të opozitës, të cilët akuzohen se rrethuan foltoren gjatë seancës, mazhoranca kërkon një masë disiplinore më të lehtë, konkretisht përjashtim 10-ditor nga aktivitetet parlamentare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?