Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tarifa: Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Tarifa: Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur
Lajmi i funditopinion

Tarifa: Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur

Published: October 17, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Harrojini negociatat me BE-në. Bëhuni realistë. As ne nuk jemi gati, as vetë BE-ja nuk na do, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të saj dhe përqafimeve të kryeministrit tonë.

Kryeministri dhe qeveritarët tanë i ranë gjoksit për mbylljen (provizorisht) të katër kapitujve. Mbeten edhe 29 të tjerë. Me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër që kemi, nuk ka gjasa që ata të mbyllen brenda një viti. Ndoshta as brenda dy apo tre viteve.

- Publicitet -

Anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proces teknik. Ai është, para së gjithash, një proces politik. Dhe, politikisht, Shqipëria nuk është gati.

Mund të na thuhet se qeveria po punon për mbylljen e një apo disa kapitujve të tjerë, por ka një kapitull që ende nuk është çelur në këtë vend, një kapitull kyç, kapitulli i të gjithë kapitujve të kësaj shoqërie: ai i emancipimit politik të saj

Ky emancipim politik i shoqërisë varet shumë nga shkalla e emancipimit politik të qeverisjes. Fatkeqësisht, në krye të qeverisë së sotme shqiptare, si edhe deri më sot, kemi një kryeministër autokrat, për të cilin metoda demokratike e drejtimit është krejtësisht e huaj.

Edhe pse mbetet në Bruksel java shtatë e ai tetë, sikur të ishte ambasadori ynë në BE apo një zëvendësministri për çështjet e integrimit, dhe jo kryeministër i vendit, dhe pavarësisht pamjeve që na përcillen me të duke ecur nëpër korridoret e Komisionit Europian, i ndjekur nga një shpurë diplomatësh e nëpunësish shqiptarë të pafajshëm, apo duke shtrënguar duart me zyrtarë të atij Komisioni, vendi nuk ka kostumin e tij dhe as qytetarët shqiptarë nuk e ndajnë euforinë e tij BE-jane.

Në Shqipëri, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk i besojnë më këtij kryeministri dhe nuk e duan më në krye rë qeverisë, siç provojne protestat e gjera qytetare të 130 ditëve të fundit, Edhe pse këtë pakënaqësi të gjerë e të thellë popullore kryeministri e sheh, siç e shohin edhe në Bruksel, në Uashington e kudo, ai vetë mohon që ajo të jetë e vërtetë.

Sepse beson, për të keqen e vet, se është pikërisht ai që populli do në krye të qeverisë, edhe kur një pjesë e popullit i kërkon me zë të lartë të largohet: “Rama ik!”

Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët, por sepse asnjëherë nuk ka ditur dhe as ka dashur të mësojë të dëgjojë.

Betohet se do të qëndrojë i vendosur deri në fund, deri ditën kur në Bruksel të ngrihet flamuri shqiptar. Edhe sikur kjo të mos ndodhë, ai përsëri do të qëndrojë. Sepse, si do të bëjë Shqipëria pa të? Ose, më saktë, si do të bëjë ai pa qeverinê dhe pushtetin që tê jep të qënit në krye të saj?

Nga “flamurtar” i integrimit të Shqipërisë në BE, ky kryeministër, me sjelljen e tij, është bërë sot një pengesë e madhe për integrimin e saj. Pikërisht sepse nuk ka ndër mend ta çelë kapitullin kryesor, kapitullin e të gjithë kapitujve të tjerë, atë të emancipimit politik të qeverisjes së shoqërisê. Çelja e këtij kapitulli do të shënonte fundin e tij si një autokrat i pazgjedhur në krye të partisë që do të duhej të drejtonte vendin.

Them do të duhej, sepse, në fakt, edhe pse është PS-ja ajo që ka fituar zgjedhjet nga viti 2013 e këtej, në emër të saj nuk kanë drejtuar të zgjedhurit e kësaj, por një kryeministër të cilin, as e ka lidhur, as e lidh gjë me atë parti dhe me socialistët e vërtetë të këtij vendi, edhe pse ai flet dhe qeveris në emër të tyre.

Shihni qeverinë që drejton sot ky kryeministër. Sa prej anëtarëve të saj janë socialistë? Dhe si mund të jetë një qeveri socialiste kur ajo as ka socialistë në përbërjen e saj, as drejtohet prej tyre?

Në kushtet në të cilat gjendet sot Shqipëria, ndryshimi fillon me dorëheqjen e këtij kryeministri. Largimi i tij do të ishte faqja e parë e kapitullit ende të paçelur.

Nëse ai ngul këmbë të mos largohet, do të ishte në nderin e gjithsecilit prej anëtarëve të kabinetit qeveritar të largohej. Ata duhet të kuptojnë se me këtë kryeministër jo vetëm nuk gëzojnë respektin e tij, por nuk kanë as siguri në detyrë, as dinjitet në sytë e qytetarëve të këtij vendi.

Unë sinqerisht i këshilloj ta lënë kryeministrin. Një nga një. Dy nga dy. Ose të gjithë njëherësh. Të ruajnë fytyrën dhe dinjitetin e tyre. Do të jenë më të nderuar pa të dhe larg tij sesa me të dhe nën të. Nëse nuk dëshirojnë të kenë fundin e tij, është mirë t’u kthehen punëve të tyre një orë e më parë.

Të njëjtën këshillë do t’ia jepja kujtdo që mund të tundohej të zinte vendin e tyre, të merrte një portofol nga një kryeministër, i cili, në mos sot, nesër, do të jetë vetë një kryeministër pa portofol. Dhe një kryeministër që do të hyjë në historinë e këtij vendi jo si hero i demokracisë, por si një antihero i saj..

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E pazakontë, forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë, çfarë do të thotë dalja e tyre
  • Tarifa: Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur
  • VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome, Hitaj: Janë përdorur në mënyrë të kufizuar

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?