Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KAS rrëzon ankimin e PD, nuk përjashtohet nga gara kandidati i PS në Mallakastër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KAS rrëzon ankimin e PD, nuk përjashtohet nga gara kandidati i PS në Mallakastër
AktualitetPolitike

KAS rrëzon ankimin e PD, nuk përjashtohet nga gara kandidati i PS në Mallakastër

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Komisioni i Ankesave të Sanksioneve vendosi të rrëzojë me shumicë votash ankimin e Partisë Demokratike për përjashtimin nga zgjedhjet vendore të 14 majit të kandidatit të Partisë Socialiste në Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Posaçme kryetari i Bashkisë së Mallakastrës u gjet fajtor për akuzën e “falsifikimit të formularëve”. Ai u dënua me 6 muaj burg, dënim që u ul në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim, dënimi u konvertua në Shërbim Prove, duke detyruar kryebashkiakun në kryerjen e 40 orëve punë të papaguar në interes të publikut. Referuar vendimit, GJKKO e vlerësoi të bazuar akuzën e SPAK, se Ismailaj nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim fajësie nga drejtësia greke 23 vjet më parë.

- Publicitet -

Ismailaj paralajmëroi vazhdim të betejës ligjore. “Vendimi i dhënë sot nga gjykata nuk sjell asnjë pasojë ligjore lidhur me ushtrimin e funksionit tim në shërbim të qytetarëve mallkastriotë në pozicionin e kryetarit të bashkisë, ashtu si edhe në karrierën time në të ardhmen. Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë, por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat për respektimin e të drejtave të njeriut, do të vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e sistemit të drejtësisë”, tha Ismailaj.

Para se të merrej i pandehur nga SPAK, Ismailaj u akuzua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit të tij në Greqi. Pas zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë Mallakastër në zgjedhjet vendore të vitit 2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konfirmoi në detyrë, vendim që u la në fuqi edhe nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Protestat, Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve
  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Komentet e Fundit

  1. Kalibri on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. Kalibri on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  3. Memaliaj on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  4. ANA on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Vlora 97 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?