Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kauza “jetime” nё sheshin plot!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kauza “jetime” nё sheshin plot!
KryesoreLajmi i funditopinion

Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Published: August 24, 2026
Shpërndaje

Nga Artan Xh. DUKA

Pjesmarrja nё protestё, ulja-ngritja ditore e numrit tё qytetarёve atje, pozat me dron qё pёrshkruhen sipas oreksit nga media e kontrolluar etj nuk janё tregues popullariteti apo i peshёs sё kauzёs sё saj. Popullaritetit ia vё vulёn vota e kjo nёnkupton se sheshi duhet tё evoluojё nё formacion politik e sa pёr kauzёn, ajo nuk ёshtё punё numrash; njё i vetёm nё sheshin bosh trondet po aq sa njё shesh plot kur ka kauzёn e madhe pas.

Por, edhe nёse tkurrja e pjesmarrjes shihet si dёshtim, protesta vetёm e tillё nuk ёshtё. Sido qё tё vijojё mё tej, ajo ia doli mbanё tё nxirrte shejtanin nga shishja dhe sot Rama, Berisha e mbarё politika e paskrupullt e tranzicionit po bredh “lakuriq” pёr tё gjithё ata qё duan tё shikojnё dhe dёshirojnё tё rrisin fёmijёt dhe tё plaken rehat nё vёnd.

- Publicitet -

Lidhja e shkurtёr e suksesit (apo dёshtimit) tё saj me dorёheqjen apo jo tё Ramёs nuk ёshtё gjё tjetёr pёrveҫse njё kurth me tё cilёn BeRama tenton tё qorrollepsё protestёn dhe tё shkurajojё pёrfshirjen qytetare nё tё. Dorёheqja nuk bёn vaki dhe kjo jo se ёshtё vota ajo qё pёrcakton kush qeveris por se kryeministri, nёse ёshtё ai qё protesta thotё se ёshtё, vetёm atё nuk e shkon nёpёr mёnd. Dorёheqja nuk impononohet por jepet por ajo nёnkupton burra shteti dhe sedёr qytetare qё politika e tranzicionit nuk i ka.

Dorёheqja e Ramёs nuk duhet të jetë gjё tjetёr pёrveҫse njё “bonus” pёr protestёn qё edhe pa tё ia arriti qёllimit fillestar pёr tё popullarizuar e ngjizur pakthim frymёn e revoltёs qytetare ndaj kapjes sё sistemit dhe ndёrgjegjёsojё shoqёrinё se gjёrat nuk janё “rozё” sikurse propagandohet. Ndryshimi post-BeRama tani nuk ёshtё mё luks por domosdoshmёri jetike pёr interesin qytetar pa dallim, mbijetesёn e demokracisё dhe tё shtetit ligjor nё vёnd.

Ato qё ka nё dorё!

Ajo qё pritet tani nga lёvizja nё shesh ёshtё qё tё bёjё tё pamundurёn pёr ato gjёra qё ajo ka nё dorё. Dorёheqja e Ramёs nuk ёshtё nё dorёn e saj e nuk ka pse trajtohet si tregues i ecurisё sё protestёs. Demaskimi e denoncimi nё shesh i abuzimit politik tё tranzicionit, heqja e “varakut” prej idhujve tё rremё, shpalosja e kauzёs qё rikthen besimin e shpresёn nё vёnd dhe shndёrrimi nё formacion politik i aftё e i denjё pёr tё marrё pёrsipёr kёtё mision, janё mё tё rёndёsishme se sa dorёheqja qё nёnkupton dinjitet e integritet qytetar qё politika nuk e ka.

Protesta duhet tё evoluojё pa humbur mё kohё nё ofertё politike. Edhe nёse bёn vaki e Rama jep dorёheqjen, ajo humbet kuptim nёse protesta, pёrtej denoncimit tё abuzimit e ngjizjes sё entuziazmit pёr shpresё e ndryshim, nuk evoluon nё njё formacion politik pёr tё ndjellё e pёrligjur besimin qytetar me votё.

Ajo qё tromaks sot BeRamёn nuk ёshtё numri i protestuesve nё shesh por ajo ҫfarё thuhet atje pёr tё mos thёnё, largqoftё, dalja e njё grupimi politik qё e do ushqejё e bart pakthim frymёn e ndryshimit nё vёnd. E vёrteta, e drejta dhe historia ёshtё nё anёn e protestёs por kjo e fundit nuk duhet t’i marrё tё mirёqёna ato. Qasja “Penelopё” e numёrimi i ditёve nё shesh pa i dhёnё dum gjёrave nuk ёshtё domosdoshmёrisht vlerё pёr protestёn.

Kuturisja pas “ylberit” e pritja e Godosё, tёrkuza e lёvizjes “jetime” qё nuk i del zot kush etj, vetёm lodh e shkurajon qytetarin e deri humb pikё kur intimidohen tё tretё qё nuk i ndjekin nё shesh.

Numёrimi i ditёve nuk ёshtё vetёm ultimatum ndaj Ramёs por edhe vetё protestёs pёr tё shpёnё gjёrat mё tej. Rrokullisja e ditёve, aq sa shёnjё e vendosmёrisё dhe e pёrkushtimit tё sheshit ndaj zullumit politik ёshtё edhe shprehje e pazotёsisё, mefshtёsisё, rrёmujёs e amatorizmit tё tij. Protesta nuk duhet tё bjerё nё kurthin e “bastit” kush kapsllit i pari me Ramёn dhe njё fitore pirroje qё merr kohё tё vyer, lodh qytetarin e i nxjerr namin protestёs si mjet demokratik pёr tё ardhmen, boll tё ikё Rama, nuk ёshtё ajo qё qytetari vёrtet meriton.

I nxё tё gjithё!

Qytetari e bёri tё tijёn nё shesh dhe zvarritja nё anonimitet vetёm zhgёnjen ndaj qё sheshi tё mbushet sёrisht duhet qё ca atje tё bien nё ujdi e mbajnё frymёn nё gjykatё qё tё dalin si subjekt politik pёr t’i dalё pastaj zot interesit qytetar.

Normal qё sheshi nuk flet me njё zё pёr gjithshka pёr shkak tё njё morie faktorёsh ideologjik, politik, social, demografik etj por ata sёrisht mblidhen bashkё ҫdo mbrёmje sepse i bashkon halli i pёrbashkёt i mungesёs sё normalitetit demokratik e shtetit ligjor njёlloj pёr tё gjithё. Mbase i ndan e nesёrmja por i bashkon e tashmja ndaj nё mos njё parti, njё koalicion ad-hoc partish e qytetarёsh i mban tё gjithё nё njё “thes” pёr hir tё nevojёs pёr rregulla tё reja nё politikё.

Nuk bёhet fjalё pёr njё koalicion afatgjatё qeverisjeje mes subjektesh qё kanё frymёzime tё ndryshme ideologjike por koalicion qё krijon kushte e rregulla pёr qeverisje tё mirё. Qё fut vёndin nё hullinё e demokracisё duke marrё pёrsipёr reforma rrёnjёsore qё mundёsojnё zgjedhje korrekte dhe pёrfaqёsuese nё vёnd, sjelljen e Kushtetutёs nё identitet dhe shtet ligjor qё pёrjashton padrejtёsinё e pabarazinё e bazuar nё ligj si deri mё sot. Qytetarёt pa dallim partiak, janё bёrё sot njё nё hallet e pёrbashkёta qё kanё dhe ky koalicion do tё ishte thjesht “pasqyra” e tij.

Na bёjnё bashkё!

Nё shesh apo jo, shumica nё vёnd do njёlloj rregulla loje qё garantojnё respektin ndaj votёs, barazinё para ligjit dhe njё shtet qё nuk braktis kёnd.
Thelbi i demokracisё ёshtё vota dhe politika e zullumit, duke kapur atё, kapi vetё sistemin. Vota e lirё dhe korrekte ёshtё premisё pёr mbarё ngritjen e ngrehinёs demokratike dhe kontrollin e vazhdueshёm prej qytetarit mё pas. Mjerisht, vota nuk trёmb mё politikёn, pёrkundrazi, nga instrument kontrolli ёshtё shndёrruar nё alibi pёr zullumin e saj.

Gjithshka lidhet me sistemin zgjedhur ku i vetmi qё rikthen dinjitetin e votёs dhe mban politikёn nёn kontroll ёshtё ai mazhoritar i plotёsuar me proporcional kombёtar qё me dy raunde, numёrim apartiak, shpenzime partiake bazuar vetёm tek kuotat etj, vё pёrpara politikёn e prapё. Askush nё pushtet e opozitё, deri edhe nё shesh, nuk e zё me gojё atё.

Mesa duket ndruhen si djalli nga temjani sepse ai rikthen autoritetin e votёs, shpёrbёn vijimёsinё e nepotizmin politik e pёrmbys botёn e privilegjeve tё pamerituara, mundёson pёrfaqёsim real, rikthen entuziazmin tek vota qё lidhet me besimin e shpresёs se gjёrat mund tё ndryshojnё etj.

Njё Kuvёnd qё varet nga votuesi qё ka gurin e arrёn nё dorё kalon ligje tё dobishme pёr tё dhe tё gjitha pushtetet nga legjislativi, qeveria, drejtёsia, media, presidenca etj ulen mё kёmbё nё tokё dhe askush nuk intimidon mё askёnd sepse i falen tё gjithё njёlloj qytetarit e votёs sё tij.

Listat, qofshin edhe tё hapura kombёtare, nuk janё zgjidhje por kulisa pёr pushtet e privilegje pafund. Ato ndёrlikojnё proҫesin, zbehin fushatёn zgjedhore, pengojnё tё pavarurit, shpёrfillin etikёn nё dёm tё dinjitetit tё deputetit, krijojnё iluzionin e pёrfaqёsimit teksa deputeti ёshtё i gjithkujt e askujt njёkohёsisht (ca vota nga Saranda, ca nga Tropoja, ca nga Korҫa etj). Listat janё “kodi” i politikёs sё vjetёr tё trёmbur nga vota e lirё ndaj dhe ata nё shesh qё sot duan t’a pёrmbysin atё, duhet t’i denoncojnё ato ndryshe janё njёlloj dhe kopja ёshtё mё e keqe se origjinali.

Njёlloj si vota edhe ligji i bёn bashkё tё gjithё. Ai nuk duhet tё diskriminojё (qoftё edhe pozitivisht) e krijojё pabarazi e padrejtёsi mes qytetarёve sikundёr deri mё sot. Nga 7501 qё cёnoi pronarёt historikё, diskriminimi i banorёve nё banesa ish-pronё private, diferencimi me pensionet e bonuset, kompensimet si psh. heqja e kompensimit pёr energjinё pёr pensionistёt pa shtёpi, qokat me kreditё e buta e strehimin, piramida joetike e rrogave, fondet pёr shpёrblime, trajtimet e posaҫme etj marifete nga politika “xhepiste” nё tranzicion.

Deputeti, pushtetari, duhet tё jetё misionar qё punon pёr tё lёnё emёr tё mirё pas dhe jo pasunar falё privilegjeve e abuzimit me postin nё kurriz tё xhepit qytetar. Njё reformё qё normalizon rrogat, pensionet, privilegjet, bonuset etj, njёlloj si ҫdo punonjёs nё shtet, do tё ishte njё filtёr shtesё ndaj ndotjes sё politikёs me zullumqarё e batakҫinj qё mezi presin njё rast.

Po ashtu, tё gjithё pa pёrjashtim duam qё shteti tё garantojё jetёn e mirёqёnien e kujtdo pa dallim, qё pensionet e rrogat tё jenё tё mjaftueshme pёr jetё me dinjitet, qё taksat tё pёrdoren pёr tё mirёn e pёrgjithshme, qё tё gjithё tё kenё njё strehё mbi kokё dhe njё mundёsi pёr punёsim, qё ekonomia tё mos bazohet tek turizmi por industria e bujqёsia qё nuk tё lёnё nё baltё, qё pasuritё natyre tё mos degradojnё e tjetёrsohen, qё historinё t’a shkruajnё historianёt e jo politika pёr tё na pёrҫarё etj aspekte qё bёjnё pёr vete qytetarin e votёn e tij.

Frymёn nё gjykatё!

Ndonse me shumё gjasa BeRama nuk do e ndryshojё ligjin zgjedhor, sёrisht ёshtё e mundur qё nёse politika e re bёhet bashkё – parti tё reja, ekzistuese, qytetarё etj, si koalicion ajo mundet t’ia dali mbanё edhe nё kushtet e sistemit aktual zgjedhor. Kanё kauzёn, mbёshtetjen, qoftё kjo nё shesh apo tё heshtur, kanё nё krah padurimin qytetar pёr ndryshim dhe pёrballё njё politikё tё vjetёr nё panik. Boll tё shpalosin ekipin e programin qё qytetari tё ketё ku tё trokasё.

Qasja “penelopё” nё bulevard i leverdis vetёm sistemit qё ata anatemojnё. Ndёrkohё qё bёjnё mirё qё denoncojnё nё shesh, mediave, ambasadave, SPAK etj, bёjnё mirё tё bёhen bashkё e tё marrin edhe vulё nё gjykatё. Ndryshe, llafet janё fukarallёk dhe qytetari boll ka halle plot dhe mё mirё tё presim mbase SPAK e bota bёjnё tё tyren apo vetё politika e vjetёr shqyhet si qёntё nё kasaphanё.

Nёse ata nё shesh janё misionarё qё thonё se janё, nuk shkon mё tё struken turmave nga meraku i intimidimit prej politikёs sё vjetёr. Ajo atё punё ka, sot nё shesh, nesёr nё fushatё etj dhe ҫdo sulm prej saj vetёm u shton pikё se gjithshka qё nuk tё vret, tё bёn mё tё fortё. Nuk bën që një kauzë madhore që mbledh qytetarët në shesh të mbetet gjatë “jetime” e pa misionarë ndonse sheshi është plot. Fryma duhet mbajtur nё gjykatё!

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
37 Comments
  • demo says:
    August 24, 2026 at 5:21 am

    Cfaredoi kauze,cfaredo kupe plot,cfaredo mosdurimi,cfaredo gjeme te beje,,Rama nuk dorehiqet.,
    Musolini u shkarkua,kur ushtria aleate zbarkoi ne Sicili,Hitleri u vetevra kur ushtria sovjetike arriti mbi bunker.Rama dorehiqet,kur ushtria Protestes ta mbertheje fizikisht.N`dac ne zyre,ndac ne Surrel,ndac ne rruge.
    Gjer ne votimet e 2029 Shqiperia do te mbetet vetem nje shprehje gjeografike.

    Reply
    • Tellalli says:
      August 24, 2026 at 8:41 am

      Deri më 2029 Shqipëria antare e Bashkimit Evropian .

      Reply
      • K R says:
        August 25, 2026 at 5:36 am

        Ashtu u futem dhe në Nato ne pas gërdecit të ushtarve me shapka

        Por puna nuk esht te etiketa por cfar ka brenda kavanozi

        Reply
  • Vlora 97 says:
    August 24, 2026 at 6:19 am

    Analizë tejet me vend. Ka ardhur koha që sheshi të mos mbetet thjesht një vend ku numërohen hapat dhe ditët, por të kthehet në një platformë me program dhe alternativë të qartë. Nëse nuk ka përkthim në votë dhe në një subjekt politik me rregulla të reja loje, çdo protestë rrezikon të tretet në konsum mediatik.

    Reply
  • prehistoriku says:
    August 24, 2026 at 6:25 am

    e vërteta është se dorëheqja nuk pritet nga një politikë që ka humbur ndjeshmërinë qytetare.

    Ndryshimi i sistemit zgjedhor (kalimi në mazhoritar) dhe heqja e monopolit të kryetarëve mbi listat

    përndryshe ndërrohen vetëm emrat dhe jo sistem

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 24, 2026 at 8:07 am

    OK,A.DUKA:
    -Edhe bufi pulave e kupton që PROTESTUESIT PA KOKË,nuk duan të formojnë PARTI E QEVERI,POR ANARSHI,DESTABILIZIM..SIÇ E DUAN ATA QË I FINANCOJNË..
    -E VETMJA POZITIVE ËSHTË QË FAKTORIZUAN PAKNAQSINË NDAJ POLITIKËS NGA 1991,PA E NDAR SHAPIN NGA SHEQERI.
    -Ky format PROTESTIMI i ngjan Atij SËRB,I sponsorizuar nga kundërshtarët e Shqipërisë në Shekuj që dihet kush janë tanimë..
    -Në protestë janë përfshir PD dhe Partit e vogla dhe,megjithatë nuk përbëjnë OPOZITË ALTERNATIVE PËR PUSHTET DHE MIRËQEVERISJE,PASI JAN PROVUAR.
    -Në këto kushte,Nuk mundet ti dorzohet VËNDI NË NATO NJË TURME ME 1000 RRYMA SEJCILI PËR VETE E ZOTI PËR TË GJITHË.
    -Qeverija RAMA ka mungesa plotë,por është më e MIRA NË SHQIPËRI..VEÇ TJERASH E DO DHBA,BE .!
    -Edhe po iku E.Rama,PS ME 1000.000 MILITANT E VOTUES ËSHTË ATY NË PUSHTETIN QËNDROR DHE LOKAL.
    -TEORIA E TYRE PËR LARGIMIN 100 % TË POLITIKËS NGA 1991 ËSHTË E BALLIT KOMBËTAR DHE LEGALITETIT NË LNÇL.!
    -DO TË ISHTE MIRË QË PROTESTANTËT TË FUTESHIN NË ZGJEDHJE DHE NË 2029 TË ZININ VËNDIN E DYTË PËR TË NXJERR NOKAUT PD GANGËSTERE (DASH)1992-2013 QË SB E SHPALLI NON GRATA DHE DREJTËSIA E KAPUR PREJ TIJ 92 FALI.
    -NDAJ,FATKEQSIA E KËTIJ VËNDI NË 36 VITE ËSHTË ..SALI R.BERISHA DHE DREJTËSIA PLEPISTE 6 MUJORE..
    -PA U LARGUAR DHE REFORMUAR KËTO NUK KA STABILITET & INTRGRIM NË BE.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
    • K R says:
      August 24, 2026 at 8:15 am

      Doli prap ky budallai

      Reply
      • Zabiti says:
        August 24, 2026 at 12:44 pm

        Pse e ofendon mor kar . Po a ka më hajvan se ty ?

        Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    August 24, 2026 at 8:15 am

    Me interes ideja për koalicionin ad-hoc që synon vetëm “rregullat e lojës” dhe barazinë para ligjit. Qytetarët nuk kanë nevojë për ideologji e premtime të fryra, por për shtet ligjor, barazi sociale dhe heqje të privilegjeve abuzive të pushtetarëve. Time to move from words to action

    Reply
    • Xha Teme Analisti says:
      August 24, 2026 at 8:43 am

      Mos ma shaj xha Temen se e ka trurin plot si Ramiu dhe xhepat plot si mbesa e Beqirit 🙂

      Reply
    • hila says:
      August 24, 2026 at 12:27 pm

      me ke do bash shtet ligjor? me Duman e Dado, me Bani e Ullirni, me keto lloj Gjygjtaresh gjobvensa?!!! jo harrojini shtetin ligjor se dhe keto demostrus vec te shajn e poshterojne e kane mendjen, nuk gjen nje fjale per se mbari te thuhet nga ato, nje mendim konkret se japin! Ju te gazetes Dita po i fryni sa mundeni, por ato nuk kan koke e drejtus, por mish mash, njeri gozhdes tjetri patkoit.

      Reply
    • Hapi sytë says:
      August 24, 2026 at 1:01 pm

      Barazi sociale dhe heqje të privilegjeve – kërkon ti?! Hm. Nuk e di se në çfarë sistemi jetojmë?!

      Reply
  • Humoristi says:
    August 24, 2026 at 8:42 am

    Lajm humoristik.Kauza legjitime ne ish sheshin plot!sot sheshi asht bosh.

    Reply
    • K R says:
      August 25, 2026 at 5:36 am

      Sheshi bosh urrejtja plot.
      Ja sa t nisin shkollat ne shtator se do ta shifni sheshin prap

      Reply
      • Shqiptari realist . says:
        August 25, 2026 at 7:35 am

        Ç’punë kanë shkollat me protestën mor kar?

        Reply
        • K R says:
          August 25, 2026 at 7:45 am

          Ta shpjegoj une
          Aktivizimi i studentëve në protesta ka qenë historikisht – dhe mbetet edhe sot – një nga motorët më të fuqishëm të ndryshimit shoqëror dhe politik.

          Studentët sjellin një energji unike: nuk janë të ngarkuar me interesa të ngulitura politike apo ekonomike, gjë që u jep protestave të tyre një nivel të lartë moral dhe besueshmërie në syte e publikut.

          Lëvizjet studentore kanë aftësi të jashtëzakonshme për të organizuar masat shpejt dhe për të kthyer çështje specifike në kauza kombëtare.

          Nga protestat historike të vitit ’68 në Evropë, lëvizja e dhjetorit ’90 në Shqipëri, e deri te protestat studentore të 2018-s për arsimin e lartë, historia tregon se kur studentët ngrihen, politika detyrohet të reagojë.

          Studentët priren të jenë më idealistë dhe më pak të komprometueshëm, gjë që i bën ata zërin ideal për të ekspozuar korrupsionin apo plogështinë institucionale.

          Sigurisht rreziku më i madh për çdo lëvizje studentore është tentativat e partive të dhjera politike për t’i marrë me dhunë apo për t’u përvetësuar kauzën për kapital politik personal.
          Sapo protesta merr ngjyrim partiak, ajo humbet mbështetjen e gjerë popullore. Por sdq protesta e studentëve është e domosdoshme për shëndetin e çdo demokracie; ajo funksionon si një skaner për të gjitha problemet që shoqëria shpesh zgjedh t’i injorojë.

          Ata si ty psh që e ke trurin sa të pulës

          Reply
  • I.Troplini says:
    August 24, 2026 at 9:39 am

    Materializimi i protestés kombétare me njé „vértetim“ gjykate tallava, do té ndodhé herét a voné. Ajo qé duhet té na interesonte né fakt mé shumé, éshté pérmbajtja dhe ideologjia politike qé do i vihet né djep késaj lévizjeje.
    Njé Shqipéri e re, nuk realizohet kurré, nése kérkohet kompromisi me Sali dhe Edvin. Sistemet e tyre té korruptuara, jo vetém qé kané sjellé vuajtje pa fund tek shqiptarét, deri tek zbrazja e véndit nga rinia, shumé mé tepér, kéto sisteme kriminale kané autorési. Çfaré do ndodhé me ta?
    Mé tepér se njé letér bakalli nga gjykatat e korrusionit shqiptar sot, asaj force qé do dalé nga protesta popullore, i nevojitet programi i qarté me té cilin do ti prezantohet shqiptaréve,,,program me té cilin do vinte edhe gurin e themelit pér njé ndryshim cilésor.
    Déshtimi i késaj proteste popullore, do ishte né vetvete njé katastrofé edhe mé e madhe pér Shqipériné, sesa rrumpalla dhe kaosi qé po na detyrojné té largohemi sot.
    Edhe pse dikujt mund ti duket e egzagjeruar, véndi yné po shkon me turravrapin e té çoroditurit drejt humnerés historike.
    I uroj vetes dhe popullit tim, qé né kété situaté té ndérlikuar boll, té kemi njerézit e duhur, né véndin dhe kohén e duhur.

    Reply
  • Protestusi says:
    August 24, 2026 at 10:11 am

    Ore Artan ! Te gjitha i the dhe na molloise gjate, po nuk na the cili eshte profili i protestes dhe i protestusve ? Hajde se ne qe e kemi votuar Edin, perballe ketij realiteti te ri dhe perballe nje oferte te re, po e hedhim Edin. Po keta “revolucionaret”, cilet jane, nga vijne, cfare premtojne ? Cfare fytyrash shohim ne “podiumin e protestes” jane ca personazhe anonim, per te mos thene njerez qe vijne nga vulgu dhe ngjiten ne shkallaren e “podiumit” dhe me nje gjuhe rrugacerore zbrazin gjithe mllefin qe kane ndaj Edit, i cili sipas tyre, nuk i le te lire te hane te pine e te qine ! Per kete ne teteqind mije qe e kemi votuar Edin duhet ta braktisim ate dhe te perqafojme “kauzen e revolucionit” ? Bravo Tani !

    Reply
  • Detari says:
    August 24, 2026 at 10:20 am

    Ne proteste kane ngelur vetem islamiket dhe te pjerdhurit mendor te pd-se.

    Protesta deshtoi, me dale rruges shetitje kapur dore pas dore si dikur ne kohen e te atit te rames ku dilnin burat shetitje si bithekira.

    Protesta duhet te kishye bllokuar rruget, por ska fermere, nuk ka zetora as traktora ai popull ka vetem vetura gjermane me 500mije klm

    Reply
  • ANA says:
    August 24, 2026 at 10:27 am

    Vetem “jetime” nuk mund te konsiderohet kauza e mbeshtetur nga qytetaret ne shesh- pavaresisht luhatjeve te numrave apo qendrimeve te ndryshme ne lidhje me te.Ajo gezon mbeshtetjen e shumices qytetare,sepse eshte e drejte dhe thelbesore per te hedhur me ne fund themelet e nje shteti te sunduar nga ligji,te barabarte dhe te qendrueshem per te gjithe.Dhe ne fund, ndoshta grupet e ndryshme qe perfaqesojne kete levizje te krijojne nje koalicion forcash qe mund te kete edhe ambicie politike per te zbatuar vizionin e tyre,te bazuar ne nje program te perbashket.Me gjithate,sa i perket qendrimit ne detyre te nje politikani,ceshtja shkon pertej kerkeses se tyre;askush nuk mund te mbijetoje gjate ne politike pasi ka kaluar hapur nje’vije te kuqe’,duke llegjitimuar shkelesit e ligjit dhe te akuzuarit per korrupsion permes mbeshtetjes parlamentare.Keshtu qe,ndonese perpiqet te mbahet ne pushtet,do t’i duhet t’u drejtohet qytetareve per te siguruar apo jo mbeshtetjen e tyre per keto veprime.Ne te vertet,ai eshte mbajtur gjate ne pushtet nga gjendja e mjerueshme e opozites – e udhehequr nga nje kufome politike dhe e ngarkuar me deputete qe nuk arrijne te shtyjne perpara ndryshimet e duhura.

    Reply
  • Ilir says:
    August 24, 2026 at 12:06 pm

    Shume e sakte z. Duka. Çdo ndryshim duhet te filloje me voten. Zgjedhjet duhet te jene me mazhoritar e korrektuar me ate proporcional. Por emrat e deputeteve nuk duhet ti vendosin kryetaret e partive por vota e qytetareve. Nga aty fillon ndryshimi. Por qe te dyja partite e medha nuk u pelqen qe zgjedhjen ta bejne qytetaret, u pelqen qe te drejten e perzgjedhjes ta kene kryetaret dhe qytetaret jane te detyruar ti nenshtrohen zgjedhjes se kryetarit. Aty marrin fuqine dhe pushtetin kryetaret qe kthehen ne diktatore. Vete partite ekzistuese kane hequr dore nga zgjedhjet demokratike brenda tyre duke i patur thjesht mbeshetes te kryetarit pa ide, pa politike pa debat por thjesht zbatojne dhe votojne urdherat e tij.

    Reply
  • katarakti says:
    August 24, 2026 at 12:57 pm

    Mirë e ka shkruar. Dhe i ka vënë pikat mbi “i”. Problemi është se si do vihen në jetë këto pika. ky program.. Dhe nga kush. Se protesta, sado e drejtë dhe legjitime që është, nuk është gjithë populli, pra nuk është e sigurtë se ajo përfaqëson shumicën. Se e vërteta shpesh herë është pakicë. Pra si do ndodhin këto ndryshime, sa të nevojshme aq edhe të domosdoshme. Sepse jemi para një lufte të re klasash. Ka një përqindje të konsiderueshme njerëzish që punojnë në shtet, por edhe nga ata që janë pasuruar marramendshëm gjatë kësaj epoke, së bashku edhe me lumpen proletariatin, me një fjalë llumi i shoqërisë, hajdutët, imoralët, të korruptuarit etj etj, që do duan që asgjë të mos ndryshojë. Pra nuk është e sigurtë që edhe nëse protestuesit formojnë një koalicion “ad hoc” ata pra, partia e protestës, do i fitoka zgjedhjet. Mos të harrojmë se ky regjim ka edhe Perëndimin pas. Që nga BE-ja deri te Trumpi apo Kushneri në Uashington! Të kërkosh sot një shoqëri të drejtë, të qashtër, të përsosur tingëllon pak si ëndrra në beze. Se vetë njerëzit nuk janë të përsosur. Atëhere si i bëhet?! Për mua ndryshimi duhet të fillojë pak nga pak.Si fillim duhet kërkuar vetëm një gjë, ose më mirë dy: Dorëheqja e Ramës dhe futja e tij në burg, bashkë me Berishën. Po u arritën këto dy objektiva gjithçka pastaj është e mundur. Po kush mund ta fusë në burg Berishën?! SPAK-u?! Ai duhet të shkrihet për vete! Pra ka shumë pikëpyetje dhe vështirësi. Duhet parë po ashtu se sa janë në protestë dhe sa rrinë në shtëpi apo në kafe? Sidoqoftë kjo protestë ishte një bekim për shoqërinë shqiptare dhe një mallkim për këto 25 vjet shkërdhatokraci. Dhe është e sigurt se asgjë nuk do të jetë më si më parë. Por ky sistem që është vendosur tani ka rrënjë të thella. Dhe nuk lëvia as me zgjedhje, as me “revolucion”! Ndofta është vetëm fillimi i një rruge të gjatë që mund të zgjasë edhe 20 vjet! Deri sa shqiptarët të bëhen përsëri zotër të vendit dhe pasurive të tij mbi dhe nëntokësore. Nëse i lëjnë…

    Reply
    • Të thuash të vërtetën says:
      August 25, 2026 at 7:26 am

      Po pse o katarakti i bythës, turmat i fusin në burg Ramën, Berishën ose këdo tjetër , apo prokuroria ? Atëhere të themi, me propozim të protestuesve, (nja 1000 veta në rrugë) , prokuroria të futë në burg ata që kërkojnë rrugaçët e bulevardit . Në cilën lloj demokracie e ke parë, dëgjuar, lexuar një budallik të tillë ?

      Reply
  • Five company says:
    August 24, 2026 at 1:07 pm

    Ka kohe qe ne politiken shqiptare, eshte vendosue “1 KUSHT, qe qendron si shpata e damokleut mbi kokat e shqiptareve dhe te ashtuquajtur oligarke”. Imagjino, a mundet nje njeri i vetem te perballet me 2milione shqiptare?!…
    Deri tani USA, po vezhgon kete perballje, temperaturat jane rritur, amullia politike po perkeqesohet, ekonomia nje piramide krimi financiar…
    Kushti eshte sa te pergatitet situata, mbase do te duhet nje perforcim ushtarak per tu perballur ” me shejtanin e shishes” qe u perhap si vaji ne lakra..

    Reply
  • Katiu says:
    August 24, 2026 at 1:12 pm

    Kauza jetime ne sheshin plot , thuhet ne titull !

    Jo , jo i nderuar , unë shoh mungese logjike ne formulimin e mesiperm : sheshin e mbush kauza dhe një kauze jetime nuk e mbush dot sheshin plot . Asnjë parti politike nuk ka patur ketë mbeshtetje . Ata që marrin mikrofonin janë te barabarte me njeritjetrin , po te flisnin ne emer te ndonjë partie , sheshi s’do ishte plot ; për shqipetarin, partia dhe kanceri janë sinonime .
    Nuk duhet sot PARTIA , ajo vetëm do largoje njerezit – ç’do bëjë partia , do merret me intriga !
    Taktika dhe strategjia janë perfekte- Rama te thyejë qafen ,qeveri teknike dhe stop !

    Nuk jep Rama doreheqien , thuhet lart e poshtë ! Me dashje apo pa dashje , te tillët janë sherbetore te Rames , janë turpi I popullit shqipëtar.
    Jo more , kush e pjerdh Ramen kur ngrihet populli ?!
    E mbani mend Caushin e Rumanise si ia futi vrapit , kur e pa që oratoria e tij s’vepronte më !

    “ Se mjaft në roberi, o e mjera Shqiperi ,
    O djem ku jini……….”

    Reply
  • 1thundrak says:
    August 24, 2026 at 1:20 pm

    O ethrm po kush do ti numeroj votat, nul moka apo tualet palla? O harrova, kemi denar biben ate evgjitin me kostum blu.Ti mire qe vjen si i mete po ben edhe picken e dhise! Ti percakton dhe ca vendi do te zene ne zgjedhjet e 2029!!!!!! Qeveri teknike po kerkojne si fillim pastaj duke pare.

    Reply
    • Ganua says:
      August 25, 2026 at 7:30 am

      Njëjtë si Saliu, që ka 14 vjet që kërkon qeveri teknike . Ja, andej nga haleja ka qeveri teknike, i thoni atyre rrugaçëve .

      Reply
  • eda says:
    August 24, 2026 at 1:38 pm

    Respekte autorit

    Reply
  • Valbona says:
    August 24, 2026 at 6:09 pm

    Jo, jetimeve te Flamengove te Bulevardit u doli Babai-kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti i hehabilituar prej tyre- Salih Vuk Berisha. Ta gezojne!

    Reply
    • K R says:
      August 25, 2026 at 5:33 am

      Sadhiu yt dhe poturja e Shurrelit janë NJË.
      Ndajn bashk pushtetin ekonomik.
      Te tjerat jan llogje.
      Shif se te ka ren nje cop sumfllaqe ne fustan

      Reply
  • Moisi Golemi says:
    August 24, 2026 at 9:29 pm

    Ku e ke “sheshin plot”, o Duka??? Aty janë vetëm një grush parazitësh, një lëmsh i përmjerrë, ku Mahm¥ti nga Palestina, puthet me Arbenin nga Kuksi.
    Dorëheqjen e Ramës shiheni në ëndërr, se në realitet i rruani toçin. Hajt, shpejt nga byrektorja e SHQUP-it, për këstin e rradhës.

    Reply
    • K R says:
      August 25, 2026 at 5:32 am

      Po sumfllaqe po
      Me cilin sy i numerove
      Me ate te potures se Shurrelit?

      Reply
      • Moisi Golemi says:
        August 25, 2026 at 7:42 pm

        Me syrin e sat’ëm.

        Reply
  • Kuriozi says:
    August 24, 2026 at 9:32 pm

    KUSH I USHQEN ATE MORI NJERZISH QE NGRYSIN KOHEN UDHEVE?

    Reply
    • K R says:
      August 25, 2026 at 5:31 am

      Urrejtja ndaj hajdutve

      Reply
  • nje shqiptar says:
    August 25, 2026 at 7:30 am

    Nje bravo e madhe per K R . Kur shpirti nuk duron me eshte i ushqyer prej urrejtjes nda hajduteve drejtues . Pse nuk beni nje pyetje ju “rilindasit” se kush i ushqen ata mijera pensioniste qe marrin maksimumi nga 15-16000 leke pension ne muaj por ju preokupon kush i ushqen keta njerez qe ngrihen kunder gìhajduteve qeveritar !!!

    Reply
  • Luti says:
    August 26, 2026 at 8:38 am

    Ky analisti Duka duhet degjuar. Thote shume gjera po sthote asgje. Me nje fjale sheshi eshte plot por ska koke dhe duhet te kete koke thote ky kari. Po ke te kete koke ate Artan qylafin qe qe nga basyreti duket si mi vapori? Te kete Gent Prognin mirfilli rrugac rrugesh? Te kete Sazan Gurin nje idiot i lindur? Te kete Shpend Gashin qe qe nga cerja duket si kriminel dhe vrases! Ketyre fytyrave pa krype dhe yndyre shkoji pas ti o gazetar idiot qe te shkosh ne pidh te sateme si ce provuan mijra shqiptare me kapitalizmin e Sudes, te Vefes, etj te Sali manallit. Te kesh turp qe mbron te keqen dhe mbeshtet llumin ti mut gjoja gazekar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?