Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KE: Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.9% këtë vit, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KE: Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.9% këtë vit, por…
AktualitetEkonomi

KE: Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.9% këtë vit, por…

Published: May 16, 2023
Shpërndaje

2023 do të jetë viti më i dobët në aspektin të rritjes ekonomike gjatë periudhës 2021-2025, sipas të gjitha parashikimeve të lëshuara nga institucionet e specializuara.

Së fundmi, Komisioni Europian në parashikimet e reja të pranverës pret që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.9% këtë vit, duke rishikuar me rritje projeksionin e vjeshtës, ku ishte parashikuar zgjerim me 2.6%, por eksportet do të mbetën në vendnumëro.

Ngadalësimi nga një rritje prej 4.8% në 2022 po vjen si rrjedhojë e rënies së kredisë për sektorin privat nga rritja e vazhdueshme e normave të interesit, cilësohet në analizën e KE-së. Komisioni rishikoi me rritje në 3.8% edhe projeksionin për 2024, nga 3.4% që ishte në vjeshtë 2022.

- Publicitet -

Ekonomia shqiptare u rrit me 4.8% vitin e kaluar e nxitur nga konsumi dhe investimet private. Konsumi u nxit nga rritja e punësimit, pagave dhe transfertave sociale. Investimet private, duke përfshirë flukset e larta të investimeve të huaja direkte ndikuan pozitivisht rritjen.

Zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit nxitën eksportet e shërbimeve dhe nga ana tjetër rritja e çmimeve ndikoi në rritjen e fitimeve për eksportuesit analizoi Komisioni Europian.

Besimi i biznesit u përmirësua vazhdimisht që nga nëntori 2022 në të gjithë sektorët, por kredia nisi rënien në fund të vitit 2022 dhe rritja e normave të interesit parashikohet të frenojë investimet këtë vit.

Megjithë presionet rritëse, konsumi pritet të rritet me 3% dhe do të mbështetet nga rritja e punësimit dhe pagave analizoi KE.

Ngadalësimi i kërkesës së brendshme parashikohet të zbusë rritjen e importeve, ndërkohë që kërkesa e jashtme pritet të ushtrojë presione frenuese mbi eksportet e mallrave. Megjithatë, eksportet e shërbimeve pritet të mbeten relativisht të pandikuara nga ngadalësimi i ecurisë ekonomike të partnerëve tregtarë, pasi Shqipëria mbetet relativisht një vend destinacion turistik i lirë dhe tërheqës.

Rritja e PBB-së parashikohet në 2.9% në 2023, por eksportet neto parashikohet të rrinë në vendnumëro, vë në dukje Komisioni Europian.

Në vitin 2024, rritja parashikohet të rikthehet në ritmet 3.8%.

Punësimi do të nxitet nga aktivizimi në forcën e punës i popullsisë jo aktive dhe shkalla e papunësisë do të ulet në 10.3%.

KE vë në dukje se ky parashikim rrezikon të materializohet nga zhvillimet në prodhimin e energjisë. Sektori në Shqipëri varët tërësisht nga burimet hidro dhe nga reshjet. Pritshmëritë rrezikohen gjithashtu edhe nga mungesa e krahut të punës dhe emigracioni i lartë.

Inflacioni parashikohet të ulet në 4.6% në 2023. Banka e Shqipërisë çoi normën bazë të interesit në 3% për të përballuar presionet inflacioniste dhe është vendosur të vijojë normalizimin e qëndrimit të politikës monetare. Ndërsa çmimet e importit janë në rënie dhe presionet e çmimeve nga tregu i brendshëm po pakësohen, inflacioni parashikohet t’i afrohet objektivit prej 3% në vitin 2024.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?