Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KED nis mbledhjen e radhës me shkelje flagrante të Kushtetutës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KED nis mbledhjen e radhës me shkelje flagrante të Kushtetutës
AktualitetPolitike

KED nis mbledhjen e radhës me shkelje flagrante të Kushtetutës

Published: November 1, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkel në mënyrë të hapur Kushtetutën, pasi, në kundërshtim flagrant me kompetencat e tij ligjore, ka vendosur të diskutojë mbi një vendimmarrje të Parlamentit për shpalljen e procedurave për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.

Në mbledhjen e parashikuar për ditën e sotme, në orën 14.00, Këshilli ka vendosur në rend dite “Diskutim lidhur me njoftimin e Kuvendit që ka të bëjë me përcaktimin kohëzgjatjes së mandatit të vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese”.

Në 30 Shtator 2024, Kuvendi shpalli thirrjen për aplikim për plotësimin e vakancës së plotë, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. Në njoftimin e Kuvendit thuhej se mandati i Toskës duhej të përfundonte në nëntor të vitit 2028.

- Publicitet -

Por, ky përcaktim afati kohor ka krijuar premisat për diskutimin e rastit në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim i KED-it përbën shkelje flagrante të Kushtetutës dhe një uzurpim që KED-i po i merr kompetencave të Parlamentit.

Ligji Themeltar i Shtetit parashikon që procedurat për thirrjen për aplikimet për kandidatë për në Gjykatën Kushtetues u takojnë tre institucioneve të tjera-Presidentit të Republikës, Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka detyrë që “të vlerësojë cilësinë profesionale dhe morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese…dhe t’i rendisë ata sipas meritës”. Ky detyrim është i parashikuar në nenin 149/d të Kushtetutës.

Më tej, ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 228 e vijues, parashikon procedurat e detajuara mbi veprimtarinë e KED-it, që nga marrja e listës së kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese nga tre institucionet e emërtesës, shorti për relatorin, detyrat e relatorit për verifikimin e pasurisë, integritetit personal dhe aftësive profesionale e deri tek vendimi për lejimin ose ndalimin e kandidimit të aplikantëve për të vijuar më tej procedurat garuese.

Në asnjë nen të Kushtetutës apo të kuadrit ligjor përkatës nuk është parashikuar që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ketë të drejtën të diskutojë vendimmarrjen e institucioneve të emërtesës (President, Parlament dhe Gjykatë e Lartë) për listën e kandidatëve që i dorëzohen.

Gjithashtu, KED-i nuk ka asnjë lloj tagri kushtetues dhe ligjor që të shpreh qëndrime apo opinione për procedurat e ndjekura nga institucionet e tjera. Reforma në Drejtësi, të paktën në këtë pikë, është munduar që të ndajë dhe balancojë në mënyrë të saktë dhe të plotë kompetencat e institucioneve të përfshira në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë kanë të drejtën, por edhe detyrimin ligjor, që të shpallin vakancat dhe thirrjet për aplikim, bazuar në procedurat që atyre u njeh Kushtetuta dhe ligji.

Ndërsa KED-i ka detyrimin që të verifikojë cilësitë personale e profesionale të kandidaturave dhe të kryejë vlerësimin e tyre. Por, në mbledhjen e kësaj dite të Premte, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka njohur dhe dhënë vetes të drejta dhe përgjegjësi që as nuk i ka dhe as nuk i takojnë.

Kjo situatë rikthen në vëmendje një përplasje të fortë të disa viteve më parë, kur KED-i, në atë kohë i drejtuar nga Ardian Dvorani, tentoi të uzurponte kompetencat e Presidentit të Republikës për vakancat në Gjykatë Kushtetuese.

Në atë rast, rasti u paraqit para Komisionit të Venecias, i cili konstatoi shkeljet e rënda të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe përcaktoi qartë se KED-i nuk mund të cënojë në asnjë mënyrë apo formë kompetencat e institucioneve të tjera të emërtesës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Komentet e Fundit

  1. K R on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  2. K R on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  3. K R on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. hila on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?