Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkon të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Braçe tregon arsyet: S’dua t’i vijë fundi PS-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërkon të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Braçe tregon arsyet: S’dua t’i vijë fundi PS-së
AktualitetPolitike

Kërkon të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Braçe tregon arsyet: S’dua t’i vijë fundi PS-së

Published: April 3, 2026
Shpërndaje

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, rreth këtij vendimi.

Braçe theksoi se partia nuk mund të funksionojë me njoftime që ngjiten në mur.

“Se në rast se vazhdon kështu në mur mund të vijë dhe një njoftim tjetër, që mund të jetë më i rëndi për PS, që tregon fundin. Nëse partia shkon në këtë trajektore njoftimesh patjetër që vjen në këtë pikë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh Braçe.

- Publicitet -

“Unë kam  bërë veten time dhe kam bërë atë që kam menduar shumë qartë. Po e dëgjoj ka marrë leje apo jo? Jo nuk kam marrë leje askund. Kanë qenë qëndrime shumë të qarta ideologjike. Aspekti social ka qenë po kaq i rëndësishëm që duhet të ketë vija ndarëse.

Mua nuk më pëlqen ky term, senator i PS-së. Unë jam thjesht deputet i PS-së, u bënë shumë vite. Për pak javë bëhen 30, por i zgjedhur jo i emëruar. Unë mendoj që Rama e ka pranuar, as nuk kam marrë leje dhe as nuk do të marr leje për ato që kam thënë. Ato që kam thënë kanë qenë të drejta, të vërteta.

Ka pasur edhe të tjerë brenda PS-së që kanë thënë gjëra të drejta ose të vërteta, të lidhura me njerëzit dhe interesat e tyre.

Gjëja nuk ka nisur në media, apo ambiente të tjera, ka nisur në Asamblenë e PS-së, në njësinë 5, nën përgjegjësinë time. Në atë Asamble jam munduar të ushqej njerëzit të flasin, jo të flas unë dhe ata të dëgjojnë. Kam lëvizur gjatë janë në mbledhjet e asamblesë së PS-së në Tiranë, më vjen keq që nuk gjej të njëjtën mënyrë ose ndjesi për të folur, por në njësinë 5 ishte një sallë e tërë që ngriti shqetësimin.

Atje kam thënë shumë qartë, që janë dy arsye që më shtyjnë ta bëj këtë. Partia duhet të zgjedhë një formë vendimmarrjesh dhe procesesh që janë krejt të ndryshme nga ato që janë sot. Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten kohë pas kohe njoftime: njoftime për kryetar partie, njoftime për drejtues politik, të deleguar, njoftime për kryetar bashkie. Jo, partia nuk mund të funksionojë me njoftime që ngjiten në mur. Se në rast se vazhdon kështu në mur mund të vijë dhe një njoftim tjetër, që mund të jetë më i rëndi për PS, që tregon fundin. Nëse partia shkon në këtë trajektore njoftimesh patjetër që vjen në këtë pikë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh Braçe.

Sakaq, për Ogerta Manastirliun, ai tha që nëse del ajo nga procesi, atëherë le ta përfaqësojë ajo PS, ndërsa shtoi se nuk merret me individë.

Ai kërkoi një proces real dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit, ndryshe nga ai i mëparshmi që, sipas tij, ishte vetëm formal.

“Nëse ka një proces të lirë dhe të hapur, pa trysni dhe pa ndikim nga presidiumet, patjetër. Lajmin nga mbledhja e asamblesë së njësisë nr. 1 nuk e kam nxjerrë unë. Doja që të mbetej brenda partisë, sepse nuk mendoj se duhet t’i shkaktojmë një traumë PS-së në këtë moment, pasi ka mjaft probleme.

Askush nuk mund të më besojë se jam i pavarur pas 30 vitesh si deputet i PS-së. Unë kërkoj një proces real brenda partisë, ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, që ishte vetëm një njoftim.

Unë jam socialist. Nëse nga ky proces del një kandidat tjetër, patjetër që duhet të jetë ai/ajo që përfaqëson PS-në, siç është rasti i Manastirliut”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?