Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KESH ka dhuruar energji për të ndihmuar situatën energjetike në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KESH ka dhuruar energji për të ndihmuar situatën energjetike në Kosovë
AktualitetEkonomi

KESH ka dhuruar energji për të ndihmuar situatën energjetike në Kosovë

Published: November 30, 2024
Shpërndaje

Korporata Energjetike e Shqipërisë ka filluar që nga mëngjesi i sotëm të ofrojë sasi energjie për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të përballuar situatën e krijuar me njësitë prodhuese të energjisë në Kosovë.

Kjo u bë me dije nga e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  në një përgjigje për Albanian Post, pas një shpërthimi të fuqishëm në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut i cili dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

“KESH do të vazhdojë të mbështesë KEK deri në mbrëmje dhe, nëse do të ketë nevojë, do të ofrohet mbështetje edhe në ditët në vijim. Ky veprim është pjesë e angazhimit të dy korporatave për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me energji për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”, thuhet më tej në regimin për AP.

- Publicitet -

Çfarë ndodhi?

Më 29 nëntor rreth orë 19:00 një shpërthim i fuqishëm në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Nga shpërthimi nuk ka pasur viktima, megjithatë dëmi material, sipas autoriteteve të Kosovës, ishte i madh, meqë ishte goditur infrastruktura kritike e Kosovës dhe një pjesë e vendit rrezikohej të mbetej pa ujë dhe energji elektrike.

Për këtë arsye, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – si asnjëherë më parë – mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media pak para mesnate duke njoftuar opinionin se sulmi “i rëndë kriminal, terrorist e dashakeq” gjenezën e ka në Serbi.

Ai alarmoi opinioni publik se nëse dëmi në kanalin e ujit nuk riparohet “një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes”.

“Disa qytete mund të mbesin pa ujë të pijshëm”, shtoi ai.

Ai vlerësoi se sulmi është kryer nga “profesionist” me qëllimin për ta dëmtuar infrastrukturën kritike të Kosovës.

“Ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara nga Serbia”, shtoi ai.

Me këto sulme, sipas Kurtit, Serbia po synon të ndjellë frikë.

“Përpjekjet e tilla do të ngelen të dështuara për shkak se kushtetutshmëria, sundimi i ligjit, rendi dhe Republika jonë nuk do të mund të mposhten nga askush”, tha i pari i ekzekutivit.

Sipas tij, arsyeja pse Kosova po përballet me këto sulme është “suksesi i Kosovës”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!
  • INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”

Komentet e Fundit

  1. ¿? on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Vlora 97 on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  3. Katiu on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Toni on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. sela on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?