Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilli i Ministrave merr vendimet: Emërime të reja, kompensime dhe marrëveshje për transportin publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Këshilli i Ministrave merr vendimet: Emërime të reja, kompensime dhe marrëveshje për transportin publik
Lajmi i funditPolitike

Këshilli i Ministrave merr vendimet: Emërime të reja, kompensime dhe marrëveshje për transportin publik

Published: October 2, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme, më 1 tetor, një sërë vendimesh me rëndësi për zhvillimin ekonomik, social dhe infrastrukturor të vendit.

Vendimet përfshijnë krijimin e shoqërisë së re të transportit publik, kompensime për pronarët e tokave të prekura nga legalizimet, investime në hekurudhë, si dhe ndryshime në përbërjen e disa institucioneve qendrore.

Pesë vendimet e Këshillit të Ministrave

- Publicitet -

1.         Krijimi i shoqërisë aksionare “Mobal” sh.a.

Kështu, qeveria miratoi ngritjen e një shoqërie të re aksionare me emrin “Mobal” sh.a., e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë linjat drejt zonave turistike. Ky hap synon modernizimin dhe zgjerimin e shërbimeve të transportit publik në vend.

2.       Kompensime për pronarët e prekur nga ndërtimet e legalizuara

Një fond prej mbi 1.1 miliard lekësh është miratuar për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, të prekura nga ndërtimet e legalizuara. Kompensimet përfshijnë zona në të gjithë vendin.

” Kompensimet përfshijnë pronarët në zonat që mbulohen nga drejtoritë vendore të ASHK-së: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Durrës-Kavajë-Krujë, Tiranë Rurale 1 e 2, Elbasan, Zonat e Stimuluara, Shkodër, Korçë, Lezhë, Sarandë, Kamëz-Vorë, Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

Vlera totale e kompensimit arrin në 1 miliardë e 122 milionë e 355 mijë e 400.75 lekë.

3.         Rregulla të reja për kontrollin e produkteve organike të importuara

U miratuan rregulla të reja që përcaktojnë kushtet, masat dhe procedurat për inspektimin e produkteve organike të importuara, në përputhje me ligjin e ri “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”.

4.        Marrëveshje financimi me BERZH për hekurudhën Durrës–Rrogozhinë

Qeveria miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e fazës së parë të projektit hekurudhor Durrës–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një projekt kyç për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore.

5. Emërime të reja në institucione qendrore

Në mbështetje të ligjit për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, u emëruan anëtarë të rinj në këshillin drejtues të këtij fondi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si më poshtë vijon:

Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Ana Kapaj, Zëvendësministre e Arsimit

Ndërkohë, janë bërë edhe ndryshime të tjera në nivelet drejtuese:

Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Endrit Yzeiraj lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave

Erjona Bejleri lirohet nga detyra si zëvendësministre e Financave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?