Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve, në shkelje të autonomisë vendore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve, në shkelje të autonomisë vendore
Politike

Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve, në shkelje të autonomisë vendore

Published: September 23, 2025
Shpërndaje

Këshilltari i PS, Aldo Merkoçi deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se me propozimin për shkarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak ka tjetërsuar votën e qytetarëve. Ai e cilësoi këtë një moment unik në historinë e demokracisë shqiptare, duke theksuar se për herë të parë po zhvishet nga mandati një kryetar i zgjedhur tri herë radhazi. Merkoçi tha se ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm për autonominë vendore dhe parimet demokratike. Në fjalën e tij, ai theksoi se qytetarët e Tiranës e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre, i cili po tjetërsohet padrejtësisht. Merkoçi nënvizoi se sot këshilltarët po bëjnë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë, në shkelje të parimeve të autonomisë vendore.

Deklarata e plotë:

Mbledhja e sotme është një rast unik në historinë e demokracisë shqiptare.

- Publicitet -

Zhveshja nga mandati i një kryetari bashkie të votuar 3 here radhazi është një akt i cili do të na shënoj të gjithëve për një kohë, e cila nuk matet dot as me ciklet politike e akoma më pak më ciklet mediatike të shoëbizit te cilat diktojnë debatin e ceket publik dhe politik.

Erion Veliaj është kryetari që ndryshoj Tiranën në mënyrë rrënjësore, ai dhe skuadra e tij modernizuan shtëpinë tone, lagjen tone, qytetin tone duke sjellë dinjitet dhe vëmendje në çdo cep të Tiranës.

Prej 7 muajsh Erion Veliaj, mbahet në një kufizim të lirisë, pa gjygj dhe pa proces duke i mohuar atij dhe qytetit një jetese normale.

Për herë të parë në historinë e këtij këshilli, gjendemi përballë një dileme të pazgjidhshme, nga njëra anë lufta për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si gangrena me madhe e tranzicionit shqiptar dhe nga ana tjetër respektimi i Standardeve demokratike dhe autonomisë së pushteteve të pavarura siç është ai I të zgjedhurve vendorë me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Në kushtet e një dilemë të tillë, ne sot po bëjmë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë, në shkelje të parimeve të autonomisë vendore, në një tentative ekstreme për ti rikthyer normalitetin qytetit dhe banorëve të tij.

Me shpresën se drejtësia një ditë, do i japi hisen e vet të gjithëve atyre që janë përfshirë në këtë proces, përfshirë dhe në këtu sot.

Qytetarët e Tiranës 3 here radhazi e kanë shprehur qartë dhe bindshëm bindjen e tyre se kush ishte alternativa më e mirë për qytetin.

Kështuqë ne sot duhet të jemi të qartë, se me këtë vendim po tjetërsojme në mënyrë të padrejtë vullnetin e lirë të qytetarëve të Tiranës, me shpresën se ky vendim do mund të çlirojë qytetin nga një ngërç vendimmarrjeje, do mund të cliroj ndoshta kryetarin nga një pengmarrje e padrejtë, dhe ndoshta, ndoshta do mund të përshpejtojë dhe normalizojë një proces gjygjesor, i cili me shumë se një proces faktik deri më sot ka patur formën e një procesi thashethemesh politiko-metiako-turbofolku I denjë per Standartet e gazetes Paloma.

Parimi i vendimmarrjeve të Vështira është zgjedhja mes vendimmarrjes së drejtë dhe asaj të lehtë. Pyetja që mbart një peshë jashtëzakonisht te madhe sot për ne është, nëse po ndermarrim një vendimmarrje të drejtë apo te lehtë?

Një pyetje tjetër edhe më e rëndë është a mos po zëvendësojmë sot drejtësinë me perceptimin? Prokuroria dhe media e kanë bërë tashmë këtë hap, për hir të sensacionit, për hir të emocioneve sepse në fund nuk kanë ndonjë kosto publike të qenësishme. Por mendojeni pak, do të donit të jetonit apo akoma më keq të gjykoheshit ju vete jo në bazë të fakteve dhe parimeve të së drejtes por në bazë të perceptimit.. Të perceptimit?

Vendimi i sotëm është gjithçka përveç se i lehtë kështu që nuk kam ndërmend as ta zbukurojë as ta lehtësojë nga barra e drejtësisë dhe historisë.

Minimumi që mund të bëjmë sot, në respekt të qytetarëve, në respekt të parimeve të drejtësisë dhe në respekt të një kryetari i cili ka dhënë Gjithçka për qytetin është të jemi të ndërgjegjshëm për vendimin që po marrim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
  • A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  • A është regjistruar si procedim “Albanian Files”? Braho: Dy materiale kanë mbërritur në SPAK
  • VIDEO: Një rast që ka tronditur opinionin publik në Durrës
  • Humbin jetën 3 zjarrfikës në Kretë

Komentet e Fundit

  1. Vl on Tragjedia në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi të cilin çdo familje shqiptare duhet urgjentisht ta heqë nga shtëpia
  2. Detari on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  3. Detari on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  4. K R on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. Vava on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?