Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
KronikeLajmi i fundit

I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”

Published: October 24, 2026
Shpërndaje

Ermal Beqiri do të vijojë të mbetet pas hekurave pasi Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar sërish kërkesën e tij për lirim. Tanimë, ky person nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, do të presë derisa drejtësia franceze të vendosë nëse do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Në Apelin francez, autoritetet gjyqësore shqiptare kishin dërguar tri dokumente: një letër nga ministri i Drejtësisë, një tjetër nga drejtuesi i Prokurorisë Kundër Korrupsionit lidhur me garancitë juridike dhe një dokument të tretë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në mbrojtje të Beqirit, avokati Nicolas Paganelli tha se këto dokumente janë të diskutueshme si për nga forma, ashtu edhe për nga përmbajtja.

- Publicitet -

“Janë drafte, nuk janë punë serioze”, deklaroi ai.

Në sallën e gjyqit, Ermal Beqiri shpjegoi se nuk kishte besim te drejtësia e vendit të tij: “Nëse kam korruptuar dikë, ai është shteti.”

Nga ana e saj, Prokuroria e Përgjithshme në Amiens vlerëson se ekstradimi duhet të kryhet.

Ermal Beqiri u arrestua pasi fluturoi me avionin e tij privat në një lartësi të ulët mbi centralin bërthamor Penly, midis Dieppe dhe Le Tréport të Francës. Përballë autoriteteve franceze, më 27 korrik, Beqiri ka deklaruar se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin kur kaloi mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij.

Në kuadër të procedurës së pranimit të fajësisë, ai u dënua me një gjobë prej 7 mijë eurosh.

Edhe pse pritej që të lirohej pas përfundimit të kësaj procedure, Beqiri vijon të qëndrojë në burgun e Beauvais, pasi SPAK i ka dërguar Francës një kërkesë për ekstradimin e tij.

Autoritetet franceze i kanë sekuestruar një kështjellë të shekullit të 16-të, pranë Parisit, llogari bankare me një vlerë prej më shumë se 2.1 milion euro, dy apartamente në jug të Francës, disa automjete, një jaht dhe një avion.

SPAK ka ngritur ndaj këtij shtetasi akuza për veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të Strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Artikulli i plotë i Courrier-picard

Ermal Beqiri u paraqit sërish në Gjykatën e Apelit në Amiens këtë të premte, më 23 tetor 2026. Pas kërkesës së tij për lirimin nga paraburgimi, e cila u shqyrtua tri ditë më parë nga dhoma e hetimeve, sipërmarrësi shqiptar dëgjoi vendimin e gjyqtarëve: kërkesa u rrëzua. Kështu, ai do të presë pas hekurave derisa drejtësia të vendosë për fatin e tij, konkretisht nëse do t’u dorëzohet apo jo autoriteteve shqiptare.

Burri, me banim në kështjellën e Auteuilit, në Berneuil-en-Bray (departamenti Oise), refuzon t’i nënshtrohet kërkesës për ekstradim që është lëshuar ndaj tij. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit në Tiranë dyshon se ai është një nga organizatorët e një rrjeti që ka përfituar kontrata publike në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, duke shtrembëruar konkurrencën dhe duke përdorur intimidimin.

Bëhet fjalë për një çështje që ka shkaktuar shumë bujë në Shqipëri: janë nën hetim 19 procedura të prokurimit publik, me një vlerë të përllogaritur prej 59 milionë eurosh.

Shqipëria i ka përcjellë dokumente drejtësisë franceze

Në gusht, dhoma e hetimeve kishte kërkuar informacione shtesë përpara se të merrte një vendim. Këtë të premte, ajo shqyrtoi në themel kërkesën për ekstradim, pas përgjigjes së autoriteteve gjyqësore shqiptare, të cilat kishin dërguar tri dokumente: një letër nga ministri i Drejtësisë, një tjetër nga drejtuesi i Prokurorisë Kundër Korrupsionit lidhur me garancitë juridike dhe një dokument të tretë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në mbrojtje të tij, avokati Nicolas Paganelli vlerëson se këto dokumente janë të diskutueshme si për nga forma, ashtu edhe për nga përmbajtja.

“Janë drafte, nuk janë punë serioze. Ju nuk jeni shërbimi i asistencës pas shitjes për garanci diplomatike të paplota”, deklaroi ai.

Në sallën e gjyqit, Ermal Beqiri shpjegoi se sa e vështirë ishte për të të kishte besim te drejtësia e vendit të tij:

“Nëse kam korruptuar dikë, ai është shteti. Por nga ato anë, askush nuk është në burg për këtë. Gjithsesi, këtu ka një problem. Kjo çështje është thjesht politike.”

Nga ana e saj, Prokuroria e Përgjithshme në Amiens vlerëson se ekstradimi duhet të kryhet.

“Ju kërkohet të mbani një qëndrim për sistemin gjyqësor shqiptar, por ky nuk është roli i dhomës së këtushne të hetimeve”, argumentoi prokurorja e përgjithshme, e cila e kishte përmbledhur më parë çështjen me fjalët: “Në Shqipëri po zhvillohet një spastrim i madh kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, mjekët dhe profesorët mbështesin studentët
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog
  • I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  • Horoskopi 24 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për të shtunën
  • Kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Mara emigrante ne Itali on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. RETROSPEKTIVE on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. Sulltanati EDrogan i haremit te Ballukeve on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  4. Glaukias on Rama fton për dialog, ndërsa njerëzit pranë tij e shpallin të panegociueshme pikërisht çështjen për të cilën protestohet
  5. white-bear-b59b89dadd00c74f.znlc.jp on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?