Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Këta të qeverisë s’kanë parë kurrë futboll, vijnë në stadium për t’u dukur”, Edi Paloka tejet i revoltuar: Për pak ngela pa biletë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Këta të qeverisë s’kanë parë kurrë futboll, vijnë në stadium për t’u dukur”, Edi Paloka tejet i revoltuar: Për pak ngela pa biletë!
KryesorePolitike

“Këta të qeverisë s’kanë parë kurrë futboll, vijnë në stadium për t’u dukur”, Edi Paloka tejet i revoltuar: Për pak ngela pa biletë!

Published: September 9, 2023
Shpërndaje

Edi Paloka është revoltuar me Edi Ramën, pasi sipas tij, ky i fundit ka prenotuar gjithë biletat në tribunë për ndeshjen me Poloninë.

Ky në fakt, është një hall i madh për Palokën, pasi thotë se është një tifoz i çmendur.

“Kam shkuar në stadium që fëmijë dhe që atëherë kam ndjekur pothuajse çdo ndeshje të Kombëtares në stadium, përveç rasteve kur ka qenë e pamundur për arsye madhore. Këtë herë për pak mbeta pa biletë.

- Publicitet -

U interesova dy javë më parë, po disa miq që kam në FSHF më thanë që janë shitur të gjitha biletat dhe janë prenotuar ndërkohë dhe gjithë biletat në tribunë, ndërsa kërkesat vazhdojnë të jenë të shumta aq sa Federata po mendonte se si të improvizonte disa vende shtesë.

Si tifoz edhe u gëzova, po kur u interesova më tej se kush i kishte prenotuar…

Sigurisht të gjithë kanë të drejtë të marrin bileta e të shkojnë në stadium, po këta tipat e qeverisë që nuk kanë parë kurrë një ndeshje futbolli dhe vijnë në stadium për t’u dukur, vetëm kur dëgjojnë që Kombëtarja është pranë kualifikimit, që pastaj të bëjnë ndonjë status në fb… këta jane thjesht të shpifur, duke filluar nga i pari i tyre, Rama.

E mbani mend se çfarë karagjozi u bë kur Kombëtarja u kualifikua për Evropianin e Francës?!

Arriti deri sa të deklarojë publikisht se edhe bluzën e Kombëtares e kishte “stiluar” ai (që është një gënjeshtër e trashë prej deliranti).

Edhe pak e do mund të thoshte që dhe golat dhe kualifikimi ishin meritë e tij. De Biazin e shpallte ndërkohë kudo si mikun e tij të ngushtë.

Kur trajner i Kombëtares erdhi Edi Reja, i bindur që do të fitonte pikë, shpalli se ishte ai që e kishte propozuar “mikun e tij”.

Po Kombëtarja nuk pati rezultatet që dëshironim dhe Rama “harroi” edhe ta përshëndeste kur u largua “mikun” që e kishte propozuar vetë!

Nuk po kujtoj ndërkohë me detaje, historinë se si për pak e la Kombëtaren jashtë kompeticioneve ndërkombëtare vetëm se bashke me “veliten” e bashkisë Tiranë kërkonin të merrnin dhe institucionin e fundit që nuk kishin marrë ende, Federatën Shqiptare të Futbollit.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ose nën thundrën time, ose jashtë Partisë!
  • Si e rrëzuan studentët Vuçiçin
  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  • A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  • Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Fieri on U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  3. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Anonymous on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  5. Joni on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?