Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Killeri i Behar Sofisë rrëfen tjetër atentat: Do vrisnim dhe një 34-vjeçar pranë Komisariatit Kamëz, pagesa ishte e mirë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Killeri i Behar Sofisë rrëfen tjetër atentat: Do vrisnim dhe një 34-vjeçar pranë Komisariatit Kamëz, pagesa ishte e mirë!
AktualitetKronike

Killeri i Behar Sofisë rrëfen tjetër atentat: Do vrisnim dhe një 34-vjeçar pranë Komisariatit Kamëz, pagesa ishte e mirë!

Published: April 2, 2023
Shpërndaje

Të tjera detaje me interes hetimor nga atentati i bujshëm ndaj bosit të rrjetit të lokaleve dhe biznesmenit Behar Sofia gjatë kohës së pandemisë, dy vjet më parë. Ernejt Shyti, aktualisht në burg për vrasjen e Sofisë dhe njëkohësisht si bashkëpunëtor i Prokurorisë, ka rrëfyer gjithashtu se do duhej të vriste një 34-vjeçar, që jetonte në Kamëz, pranë komisariatit të policisë. Dëshminë ai e dha në seancën më të fundit, ku nxori detaje për porositë që i afronte Bujar Leza, pasi ekzekutoi Sofinë në anë të Lanës në Tiranë dhe për të cilën do të paguhej 50 mijë Euro, të cilat nuk i mori kurrë. Ky ishte një tjetër atentat i mundshëm me premtim të majmë në valutë, pas atij që do bëhej në Gjermani, ndaj një biznesmeni të njohur shqiptar, të cilit nuk kiu tha emri, por porosia bëhej nga “Balozi”.

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shënjestra ishte një person 34 vjeç, që e kishte shtëpinë në Kamëz, shumë pranë Komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi, sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë.

- Publicitet -

Ernejt Shyti, i cili është bërë bashkëpunëtor e drejtësisë, përmend shumën e parave që ishin vënë në dispozicion për eliminimin e të riut. Shyti nuk e jep emrin e shënjestrës dhe se cila ishte arsyeja që Bujar Leza e donte të vdekur, por tregon se kishte angazhuar për ta kryer ekzekutimin Xhulian Vishën.

Në vitin 2014, Leza në bashkëpunim me Leonar Xhixhën, dhe një person tjetër, tentuan që të vrisnin Fatjon Alimanin. Porositësi i vrasjes, Mirdash Osmani, kishte kërkuar eliminimin e 20-vjeçarit, pasi disa muaj para atentatit të dështuar ishte përplasur me të, ngjarje që përfundoi në plagosje më armë zjarri. Por fatmirësisht plani u pikas në kohë nga Policia në atë kohë. Mesa duket Leza nuk kishte hequr dorë nga “profesioni”, duke ndërhyrë në vrasjen e Sofisë. Nga ana tjetër, Xhulian Visha u arrestua si pjesë e grupit të atentatit të 2021 në Tiranë, pasi u përfshi në vëzhgimin dhe koordinimin e planit të vrasjes.

Më herët Shyti ka folur për një vrasje që do të bënte në Gjermani. Pasi vrau Behar Sofinë, i njohur si “padron droge’, afër Piramidës në anë të Lanës, Ernejt Shyti, aktualisht në burg, do të ekzekutonte dhe një tjetër person në Gjermani. Pohimin 24-vjeçari e bëri në gjyq, ku tregoi për vrasjen e Sofisë, për të cilën iu premtuan 50 mijë euro, kurse për atë në Gjermani iu premtua dhjetëfishi.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID, pasi ka bërë atentatin është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Aty ka pajtuar një taksi dhe destinacion ka qenë fillimisht Shkodra dhe më tej Mali i Zi. Aty dhe ku u kap pas disa ditësh, fal gjurmëve biologjike dhe daktiloskopike që kishte lënë pas dhe më tej u ekstradua me urgjencë drejt Tiranës.

Pas arrestimit të Shytit, u zbërthye e gjithë banda, lidhjet e tyre, rolet në organizimin e atentateve, pagesat dhe deri porositësit. Mirëpo për Behar Sofinë ende nuk ka dalë motivi dhe urdhëruesi, pasi ata që e morën porosinë nuk po bashkëpunojnë, duke e mbrojtur ‘bosin’, që besohet se është nga fusha e biznesit. Policia ka si pistë kryesore konkurrencën në biznes, referuar një grindje të fortë të viktimës me një tjetër sipërmarrës, kurse pista e dytë eliminimi si dëshmitar i aktiviteteve të hershme të narkotrafikut në Turqi, pasi nëse pendohej mund të zbërthente organizatën dhe emra VIP, që operojnë aktualisht në oligarkinë shqiptare.

Kujtojmë se Sofia e kishte marrë nofkën ‘padroni i drogës’ nga aktiviteti në vitin 1998 në Turqi, ku dhe ishte arrestuar një herë për një dosje të bujshme heroine.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?