Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kinezët shpikin “Vellon e Artë” që mashtron radarët e SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kinezët shpikin “Vellon e Artë” që mashtron radarët e SHBA
AktualitetBote

Kinezët shpikin “Vellon e Artë” që mashtron radarët e SHBA

Published: December 26, 2023
Shpërndaje

Një arritje e teknologjisë moderne që mund të arrijë të mashtrojë edhe sistemet mbrojtëse më të sofistikuara të Amerikës, pretendohet se është shpikur nga shkencëtarët kinezë.

Bëhet fjalë për “Vellon e Artë”, e cila sipas pretendimeve kineze mund të maskojë armët bërthamore duke i bërë të duken si avionë pasagjerësh.

Risia teknologjike e Pekinit nëse do të aplikohej do të “ndryshonte tërësisht fytyrën e luftës”, pasi mund të fshehë në mënyrë efektive raketat vdekjeprurëse nga rrezja e radarëve.

- Publicitet -

“Velloja e Artë” e Kinës është zhvilluar nga një ekip shkencëtarësh të kryesuar nga Zong Yali, një profesoreshë e asociuar e studimeve për radarët në Universitetin Politeknik Northwestern.

South China Morning Post (SCMP) raporton se Zong dhe kolegët e saj zbuluan se velloja është e përbërë nga fije të holla metalike të veshura me ar, të endura në mënyrë të ndërlikuar në një gjeometri komplekse.

Kjo risi teknologjike është krijuar për të mashtruar sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe ka potencialin të ndryshojë të gjithë dinamikën e konflikteve, e po ashtu do të shkurtojë kohën e reagimit për komandantët ushtarakë.

Duke folur për Gazetën Kineze të Radios Shkencës, Zong shtoi se si teknologjia gjithashtu mund të përforcojë ndjeshëm radarin e një objektivi fluturues nga më pak se një në mbi 30 decibel për metër katror.

“Velloja e Artë” do të sigurojë raketa me të njëjtin nivel reflektimi te radarët si avionët e mëdhenj komercialë Boeing 737 dhe Airbus A320, me një fleksibilitet të pakrahasueshëm. Ajo vjen në formën e një strukture të palosshme, çka i lejon që të vendoset si një ombrellë mbi raketat, për shkak të përbërjes prej materialesh të lehta si fibër karboni.

Dhe me mbulesën e aftë për të ndryshuar formën dhe madhësinë e saj në mënyrë të rastësishme, operatorët e kompjuterëve dhe radarëve do të jenë plotësisht të pavetëdijshëm për atë që po vjen.

“Lufta elektronike është bërë më komplekse se kurrë. Pajisjet dhe mjetet e reja të kundërmasave elektronike po hyjnë në shërbim me një shpejtësi të paparë. Ato po ndryshojnë fytyrën e luftës”, tha Zong, siç raportohet nga Wio News.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?