Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kissinger: Europa gaboi rëndë me emigrantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kissinger: Europa gaboi rëndë me emigrantët
BoteKryesore

Kissinger: Europa gaboi rëndë me emigrantët

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, thotë se vendet e Europës kanë gabuar që kanë pranuar shumë njerëz, që tani po mbështesin veprimet e Hamasit kundër Izraelit. I pyetur gjatë një interviste për Welt TV, për “arabët që festojnë” në rrugët e Berlinit pas inkursionit të Hamasit në Izrael, Kissinger, një hebre i mbijetuar i Holokaustit, tha se gjeste të tilla të mbështetjes për aktet kriminale i dukeshin “të dhimbshme“.

“Ishte një gabim i rëndë të pranosh në vend kaq shumë njerëz me koncepte krejtësisht të ndryshme kulturore dhe fetare, sepse krijon një grup presioni brenda çdo vendi që e bën këtë,” vuri në dukje ai.

I pyetur se çfarë duhet të bëjnë Gjermania dhe BE-ja në situatën aktuale, Kissinger tha se ai pret mbështetje politike “të pakushtëzuar” për Izraelin si dhe mbështetje ushtarake nëse është e nevojshme.

- Publicitet -

“Duhet të ketë ndonjë ndëshkim; duhet të ketë disa kufizime serioze në aftësinë e tyre për të ndërmarrë këtë lloj veprimi,” tha ai për taktikat e Hamasit. “Unë do të thosha se çdo komb evropian ka të njëjtin interes, sepse e njëjta qasje mund t’i drejtohet Evropës,” paralajmëroi ai.

Ish-diplomati numër një i Uashingtonit kujtoi bisedimet e paqes që i dhanë fund Luftës së Yom Kipurit pesë dekada më parë, duke thënë se vendet perëndimore dhe Izraeli ishin me fat që kishin një udhëheqës arab “me një vizion për të ardhmen” në Anwar Sadat, ish-presidenti i Egjiptit. “Unë nuk mendoj se është e mundur të gjesh liderë mes grupit të Hamasit me vizion të ngjashëm,” tha ai. “Unë mendoj se Hamasi duhet të përjashtohet nga një rol politik.”

Mitingje pro-palestineze u mbajtën në shumë qytete evropiane pas sulmit të Hamasit në Izrael. Në Berlin, agjencitë e zbatimit të ligjit thanë se protestuesit përbënin një “kërcënim të menjëhershëm për sigurinë publike” për shkak të thirrjeve “anti-izraelite” “duke lavdëruar dhunën“. /Respublica

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pergjigje për Ben Blushi: Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
  • Shteti alla-Roni
  • Kush është “Igor” i përgjimit me Ron Yeffet? Nga 6 armët e dekorimit te valixhet me 30 mln $ cash në kufi
  • Liderët e BE-së dënojnë glorifikimin “tronditës” të Mlladiçit në funeralin e tij në Beograd
  • Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Komentet e Fundit

  1. demo on Shteti alla-Roni
  2. demo on ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  3. K O R C A on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  4. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  5. K O R C A on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?