Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KLSH evidentoi mbi 72.3 miliardë lekë dëm ekonomik gjatë vitit 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > KLSH evidentoi mbi 72.3 miliardë lekë dëm ekonomik gjatë vitit 2023
EkonomiLajmi i fundit

KLSH evidentoi mbi 72.3 miliardë lekë dëm ekonomik gjatë vitit 2023

Published: April 9, 2024
Shpërndaje

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton në Kuvend përmasat e keqmenaxhimit të fondeve publike, përfshirë edhe dhjetramilionë lekë nga shërbimet e pakryera të koncesioneve në sistemin shëndetësor.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 72.3 miliardë lekësh për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2023. Raporti i performancës, i publikuar të martën në faqen e Kuvendit, e ndan dëmin në tre zëra; mbi 5.1 miliardë lekë dëm ekonomik, 64.8 miliardë lekë efekte negative për shkak të parregullsive dhe 2.3 miliardë lekë për shkak të mangësive në kontrollin tatimor.

Nga 160 auditime të kryera në 195 subjekte, vetëm për 2 auditime nuk janë dhënë opinione mbi pasqyrat financiare.

- Publicitet -

Sipas KLSH-së, gjetjet e konstatuara në fushën financiare i referohen; parregullsive dhe mangësive në zbatimin e disiplinës buxhetore në programimin dhe realizimin e shpenzimeve publike, likuidimin e shpenzimeve përfshirë dhe ato për investime, krijimin e detyrimeve të prapambetura; përdorimit të fondeve pa efektivitet, ekonomicitet dhe eficiencë kryesisht në fushën e prokurimit publik, për shkak të mangësive në realizimin e procedurave të cilat në shumë raste rezultojnë se nuk kryhen në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi.

Shifrat më të larta të dëmit financiar i ka zëri për “dëmshpërblime për vendime gjyqësore, detyrime të prapambetura dhe të tjera” qe shkon më shumë se 43 miliardë lekë dhe detyrimet e koncensionarëve ndaj Albpetrol dhe shoqërive të tjera publike në masën 12.3 miliardë lekë.

Po, ashtu KLSH gjatë auditimeve të kryera në institucionet e administratës fiskale (tatime dhe dogana), ka konstatuar parregullsi dhe mangësi në grumbullimin e të ardhurave tatimore dhe doganore, të cilat janë vlerësuar dhe konsideruar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, në total 2.3 miliardë lekë.

Krahasuar me raportin e performancës për vitin 2022 duket se ka një përgjysmim të dëmit ekonomik të evidentuar nga auditimi i KLSH-së, që sipas këtij institucioni varet nga shumë faktorë, të tillë si struktura e subjekteve të audituara, struktura e auditimeve të ushtruara, numri i subjekteve të përfshira në auditim, periudha e aktivitetit të audituar, madhësia e aktivitetit dhe rënia e nivelit të investimeve në vitin 2022.

Krahas kësaj, KLSH konstaton se, “duhet parë dhe si një lloj reagimi i administratës publike në drejtim të përmirësimit të administrimit dhe menaxhimit të fondeve dhe të pasurisë publike, si edhe në kuadër të forcimit të luftës kundër korrupsionit të zyrtarëve publik nga reformimi i sistemit të drejtësisë”.

Në raport evidentohet fakti që KLSH nuk është mjaftuar vetëm me rekomandime dhe masa për institucionet e audituara, por ka bashkëpunuar dhe me institucionet ligj-zbatuese, si Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe prokuroritë e shkallës së parë duke vënë në dispozicion auditime të ndryshme në shërbim të hetimeve që këto organe kanë hapur.

KLSH bën të ditur se gjithashtu ka kallëzuar penalisht 10 zyrtarë të administratës shtetërore për veprën penale shpërdorim i detyrës, si dhe shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Auditimi në përgjithësi nxjerr problematika në menaxhimin e fondeve publike nga institucionet shtetërore, shkelje ligjore në tendera, mungesë monitorimi në zbatimin e kontratave koncensionare, mungesë realizimi të investimeve publike, etj..

Koncensionet në sektorin e shëndetësisë vijojnë të jenë problematike, ku sipas KLSH-së vazhdojnë të bëhen pagesa për shërbime të pakryera. Për koncesionin e kontrollit mjekësor bazë (Check-up) janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20172 raste me një kosto në shumën 31 milionë lekë pa TVSH.

Edhe për koncesionin e hemodializës, pagesat e koncesionarit nuk kryhen për shërbim të kryer, por për shërbim të faturuar, i cili përfshin likuidimin e rasteve të pakryera ose shprehur ndryshe nën projeksion vjetor. Pagesat për shërbim të pakryer për këtë koncesion llogariten në 99 milionë lekë.

Për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, rezulton se në më shumë se 24 mijë raste janë përdorur sete të ndryshme për të njëjtën tipologji kirurgjikale.

Probleme janë konstatuar dhe në zbatimin e koncesionit të shërbimit laboratorik, ku sipas KLSH-së, kufizimet e tavanit buxhetor të secilit spital rrezikojnë ofrimin e analizave laboratorike sipas nevojave spitalore. KLSH konstaton se “…kjo sjell për pasojë drejtimin e pacientëve në marrjen e këtij shërbimi tek subjektet private, me kosto shtesë për qytetarët, si dhe përkeqësim të shëndetit nga moskryerja në kohë e analizave përkatëse”./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  2. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Zdromsi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  5. Luani. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?