Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I përjashtuari i përgjigjet Metës: Monika ka një…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I përjashtuari i përgjigjet Metës: Monika ka një…
AktualitetPolitike

I përjashtuari i përgjigjet Metës: Monika ka një…

Published: April 29, 2024
Shpërndaje

Anëtari i Kryesisë së PL-së, Endrit Braimllari disa ditë para Konventës njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të partisë. I ftuar sot në “7pa5” në Vizion Plus, Braimllari ka sqaruar edhe arsyet pse vendosi të bënte një hap pas.

Braimllari: Unë vendosa që të bëj disa hapa pas. Nëse unë do të isha pjesë e një gare në parti mund të krijonte dhe një përplasje brenda strukturave. Nuk doja që të krijohej një përçarje në këto kushte në të cilat ndodhemi.

Ne kemi kaluar në një fazë tjetër organizimi. Unë do mbështes vendimet e Konventës Kombëtare. Si ish-nënkryetar partie kam përgjegjësinë time për kontributin ndër vite. Unë asnjëherë nuk jam larguar nga anëtarësia e partisë.

- Publicitet -

Sa i përket “divorcit” politik Meta-Kryemadhi, Braimllari tha se kjo e fundit ka një kontribut të jashtëzakonshëm në parti dhe në politikën shqiptare.

Braimllari: Monika ka një kontribut të jashtëzakonshëm në politikën shqiptare. Është e para grua që ka qenë në krye të një partie. Ne u përballëm me një situatë jo të mirë brenda partisë dhe Monika Kryemadhi u bë një digë për të ndaluar këtë hemoragji.

Një parti politike në opozitë ka nevojë për gjithëpërfshirhe, se kush është në ekip drejtues pastaj nuk është problem. Unë jam shumë dakord me skemën që mund të mendojë kryetari sepse ajo e nxjerr fituese partinë, dhe unë e mbështes. Por fakti që mund të kem një mendim kritik, nuk do të thotë që jam kundër asaj skeme, nuk do të thotë që jam tradhtari.

Meta dhe Kryemadhi balancojnë njëri-tjetrin në politikë. Mënyra si ka bërë Meta politikë, vizioni i tij i dha mundësi shumë të rinjve dhe të rejave që të përfshiheshin. Ka qenë në mbrojtje të interesave kombëtare kur ishte President i vendit. Por edhe Kryemadhi ka një rol po aq të veçantë për sa i përket politiës së terrenit. Ky kombinim i tyre ndër vite ka sjellë rezultate të shkëlqyera.

Braimllari tha se do të jetë në mbështetje të bendimeve të Konventës Kombëtare dhe nuk do të jetë pengesë për organizimin e partisë.

Braimllari: Angazhimi në politikë ka disa përgjegjësi. Përgjegjësinë kryesore e mban ekipi drejtues. Kur vija politike është e qartë dhe mesazhi i Presidentit është i qartë un do jem aty për të zbatuar atë linjë, nuk do krijoj pengesa.

Sa i përket “tradhtarëve” në parti të përmendur nga Ilir Meta gjatë daljeve të tij të fundit, Braimllari tha se koha do ta tregojë cilët janë tradhtarët.

Braimllari: Çdo parti ka lidhje familjare në Shqipëri. Partitë politike janë bashkim vullnetar njerëzizh. Fjalën tradhtar unë e kam dëgjuar shumë herë. Historia dhe jeta jonë do ta tregojë se kush janë tradhtarët. Angazhimi ynë brenda strukturave do ta tregojë nëse jemi tradhtarë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?