Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kolegji Zgjedhor i pranon kërkesën PD-së së Bashës për Kukësin, kundër Partisë së Lirisë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Kolegji Zgjedhor i pranon kërkesën PD-së së Bashës për Kukësin, kundër Partisë së Lirisë!
Politike

Kolegji Zgjedhor i pranon kërkesën PD-së së Bashës për Kukësin, kundër Partisë së Lirisë!

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vendosi të premten të pranojë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke detyruar Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që të shqyrtojë ankesën e kësaj partie për përbërjen e komisionit zonal zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme në Kukës.

Partia e drejtuar nga Lulzim Basha kundërshtoi në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sipas të cilit, kjo parti kishte të drejtë të propozonte vetëm një anëtar në komisionin zonal zgjedhor për zgjedhjet e 24 shtatorit.

Ndërkohë Partia e Lirisë si parti kryesore e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” fitoi të drejtën që të propozonte 2 anëtarë të KZAZ-së Kukës.

- Publicitet -

Komisioneri në argumentimin e vendimit u bazua në rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku Partia Demokratike u fut në zgjedhje nën emrin e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj dhe dhe doli parti e tretë në rang kombëtar.

Që pas zgjedhjeve të 2021-it PD është përçarë në dy grupe dhe në zgjedhjet vendore grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha u fut nën siglën e “Bashkë Fitojmë” në aleancë me partinë e ish-kryeministrit Ilir Meta.

Pjesa tjetër që vijon të mbajë siglën dhe vulën e partisë në mënyrë ligjore u fut vetëm në garë duke humbur në mënyrë të konsiderueshme elektoratin në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare.

PD-ja kërkoi nga KAS që që të njihte këtë parti, si partinë kryesore të opozitës parlamentare, bazuar në numrin e votave të fituara në shkallë vendi për këshillat vendorë në zgjedhjet e 14 majit duke kontestuar mënyrën e përllogaritjes së votave për partitë përbërëse të koalicionit “BF”.

Zgjedhjet e parakohshme bëhen për të zëvendësuar kryebashkiakun e shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici, vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste.

Shkarkimi i tij nga Këshilli i Ministrave erdhi menjëherë pasi në filliom të qershorit qarkulloi në internet një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë.  Ai u arrestua pak ditë më vonë për “korrupsion pasiv”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  • VIDEO: Efektivët dhunojnë dy vajza të reja, spraj në sy
  • Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
  • AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. ¿? on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?