Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komentet seksiste për adoleshenten e humbur, AMP procedon policët, pezullohet me 30 ditë shefi i Krimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Komentet seksiste për adoleshenten e humbur, AMP procedon policët, pezullohet me 30 ditë shefi i Krimeve
Kronike

Komentet seksiste për adoleshenten e humbur, AMP procedon policët, pezullohet me 30 ditë shefi i Krimeve

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Uniformat blu janë përfshirë në një tjetër incident dhe këtë herë vizual, në rrjetet sociale. Në media kanë qarkulluar komunikime të efektivëve në grupin e chatit të Komisariatit nr.1, ku bëjnë komente deri seksiste ndaj qytetarëve që depozitojnë ankesa apo denoncime dhe kërkojnë ndihmë për çështje të ndryshme. Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në rrjetin social Whatsapp, flasin për të me komente seksiste. Sipas asaj që shkruhet në chat, vajza është vetëm 18 vjeçe, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është”, “Çfarë viti prodhimi” apo dhe “shihe nga parakolpi”. Si pasojë e kësaj ka ardhur edhe një reagim zyrtar edhe nga Policia e Tiranës, që konfirmoi hetim disiplinor për 3 nga efektivët.

“Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin zyrtar. Dhe në fakt vajza e re rezultonte e zhdukur pa lënë gjurmë, teksa familjarët bënë denoncimin dhe kërkuan ndihmën e bluve për gjetjen.

 

- Publicitet -

Pjesë nga biseda mes policëve:

R.: Kjo vajzë është larguar nga banesa. Të shoqërohet në komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë viti prodhimi është shef?

R.: Vit i fundit duket.

P.: Shikoje Ina, nga prapakolpi.

Ina: Si urdhëron shefi, fshati që duket, s’ka nevojë për kallauz….

 

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën WhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.

Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Jam udhëheqës i milicisë serbe…”, një email kërcënues u dërgua ndaj institucioneve, dyshohet të jetë hakëruar
  • Rama nxjerr videon një ditë pas votimit për “Territorialen”: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty
  • EMRAT: Parandalohet atentati, tre të arrestuar në disa qytete, për çfarë dyshohet
  • Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve
  • Navanethem “Navi” Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Komentet e Fundit

  1. capi on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. Katiu on Megjithë kundërshtimet dhe protestat e banorëve, PS miraton Reformën Territoriale, votojnë pro edhe “kritikët” Braçe e Spiropali
  3. Iliri on Autokracia e kartonave
  4. capi on Megjithë kundërshtimet dhe protestat e banorëve, PS miraton Reformën Territoriale, votojnë pro edhe “kritikët” Braçe e Spiropali
  5. Jimi on VIDEO: Policët dhunojnë protestuesit, i ulin në tokë dhe i godasin me shkelma e grushte

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?