Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisionerja Publike me dy qëndrime për çështjen e Antoneta Sevdarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Komisionerja Publike me dy qëndrime për çështjen e Antoneta Sevdarit
AktualitetPolitike

Komisionerja Publike me dy qëndrime për çështjen e Antoneta Sevdarit

Published: April 17, 2024
Shpërndaje

Edhe pse e cilësoi vendimin e Gjykatës së Strasburgut të detyrueshëm, Komisionerja Nino u qëndroi konkluzioneve të mëparshme që çuan në shkarkimin e Antoneta Sevdarit. KPA mbylli gjykimin dhe i ftoi palët për konkluzionet përfundimtare.

Komisionerja Publike, Irena Nino u shfaq kontradiktore në seancën e të mërkurës para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në çështjen ndaj prokurores Antoneta Sevdari. Në një krah, Nino tha se i qëndronte ankimit të vitit 2019 dhe kërkoi sërish shkarkimin e prokurores Sevdari nga detyra.

Në anën tjetër, ajo e cilësoi të detyrueshëm zbatimin e vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila vlerësoi se shkarkimi i Sevdarit ishte joproporcional dhe në shkelje të të drejtave të njeriut të subjektit.

- Publicitet -

Gjatë leximit të parashtrimeve, Nino renditi të njëjtat fakte dhe rrethana të përmendura në vendimin tashmë të prishur të Kolegjit për shkarkimin e Sevdarit në shkurt 2019. Ajo iu rikthye të ardhurave para martese të bashkëshortit si emigrant në Greqi dhe të ardhurave në Arabinë Saudite dhe e cilësoi deklarimin e pasurisë nga Sevdari të pamjaftueshëm.

Avokatja Romina Zano që bëri mbrojtjen e Sevdarit ishte e ashpër kundër qëndrimit të Komisioneres Publike, ndërsa tha se ky qëndrim e shpërfillte vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Komisioneri Publik shpërfill haptazi përfundimet e GJEDNJ-së”, tha Zano, që më herët theksoi se provat e marra si bazë në vendimin e shkarkimit në vitin 2019, ishin cilësuar të pamjaftueshme nga Strasburgu dhe bënin vendimin e shkarkimit joproporcional.

“Në shkelje të ligjit dhe detyrimeve të marra përsipër nga shteti shqiptar për zbatimin e Konventës, shmang dhe injoron vlerësimin e proporcionalitetit të masës së shkarkimit, si kusht për respektimin e nenit 8 të KEDNJ-së, duke mos dhënë asnjë argument ligjor se përse shkaqet ankimore që përbëjnë bazën e këtij gjykimi, janë në përputhje me vlerësimin e GJEDNJ-së dhe për rrjedhojë në pajtim me KEDNJ-në”, tha Zano në qëndrimin e mbrojtjes.

Zano më pas renditi një sërë pyetjesh për Ninon, përfshi pyetjen nëse vendimet e GjEDNJ-së ishin të zbatueshme dhe nëse Komisioneri Publik mund të garantonte respektimin e të drejtave të njeriut, duke kërkuar shkarkimin e Sevdarit mbi të njëjtat argumente që ishin konsideruar joproporcionale nga GJEDNJ.

E pyetur nga trupa në sallë, Nino dha një përgjigje jo të qartë. Ajo pranoi se vendimet e GJEDNJ-së ishin të detyrueshme, por tha se ajo ia linte Kolegjit vendimmarrjen duke qenë se një rast i tillë gjykohej për herë të parë dhe ishte i nevojshëm si precedent.

Gjatë seancës, Nino paraqiti një denoncim të ri që tha se kishte ardhur në shkurt të këtij viti. Trupa që po e shqyrton çështjen me kryesuese Natasha Mulaj, relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, pasi u mblodh në dhomë këshillimi për mbi dy orë vendosi me shumicë që të mos e pranojë këtë denoncim. Në seancë, Sevdari vuri në dukje rrethanat e veçanta të apelimit, duke ritheksuar se KPA mblidhej vetëm për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe nuk mund të bënte hetime të reja.

Pas vendimit për të rrëzuar pranimin e provave të reja, KPA i ftoi palët për të lexuar qëndrimet përfundimtare, por ndërsa prokurorja Sevdari tha se ishte gati, Komisionerja Publike kërkoi kohë shtesë. KPA vendosi të rifillojë seancën në 23 prill./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?