Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisioni për Reformën Zgjedhore, debate mes PS dhe PD. Rrëzohet kërkesa e Bardhit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Komisioni për Reformën Zgjedhore, debate mes PS dhe PD. Rrëzohet kërkesa e Bardhit
AktualitetPolitike

Komisioni për Reformën Zgjedhore, debate mes PS dhe PD. Rrëzohet kërkesa e Bardhit

Published: September 21, 2023
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë e ka kthyer traditë përplasjet dhe tonet e ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Këtë të enjte, krahas temave të tjera, peshën kryesore të diskutimeve e mori Komisioni për Reformën zgjedhore. Palët dhanë propozimet e tyre, por duket që dhe kjo pikë nuk ka konsensusin e kërkuar.

Gazment Bardhi kërkoi në Kuvend që të miratohet vendimi për ringritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe të kryhet votimi për ndryshimin e këtij komisioni.

“Përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Na rezulton se e kanë lënë Reformën Zgjedhore në heshtje. Komisioni ka harruar të zgjidhet dhe kanë mbetur deputetë që kanë dorëzuar mandatin. Grida Duma ka lënë mandatin dhe është në punën e vet. Për ta bërë efikas komisionin kemi vendosur që të nisim punën. Nëse po i zgjasni afatin, mund ta lini opozitën pa komision. Duhet të plotësohet ekipi i komisionit për Reformën Zgjedhore. S’keni pse ndërhyn”, tha ai.

- Publicitet -

Por, Partia Socialiste mendon diçka tjetër. Kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi propozoi të shtyhet fillimisht afatit i Reformës zgjedhore.

“Ka një nevojë të menjëhershme të fillojë komisioni për Reformën Zgjedhore. Kemi detyrim kushtetues nga vendimi që vjen nga GJK në lidhje me elementë të rëndësishme të Kodit zgjedhor. Është një komision ndoshta nga më të rëndësishmit. Shpresoj që edhe kolegët të kenë durimin dhe të japin konsensusin dhe të ulen pa paragjykime në mënyrë që të bëjnë më të mirën për Shqipërinë. Nuk jemi ne ata që i zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në Komision. Asnjë veprim duke nisur që nga kryetarja e Kuvendit, nuk ka adresuar këtë gjë. Meqë kemi një vendim për shtyrjen e afatit të komisionit, nga pikëpamja procedurale ta shtyjmë sot dhe seancën tjetër shkojmë me ndryshimet përkatëse, pasi edhe ne kemi nevojë të bëjmë ndryshime”,  tha Çuçi.

Më tej Bardhi u shpreh se pas votimit për zgjatjen e afatit, të bëhet votimi për ndryshimin e Komisionit të PD-së për Reformën Zgjedhore.

“Ju mund të ndryshoni çdo emër që dëshironi, kjo s’na pengon edhe pas miratimit të përbërjes. Unë gjykoj që sa kohë komisionit i mbaron afati. Kishim mundësinë të zgjeronim objektin e komisionit duke përfshirë raportin e OSBE për 14 majin, ju gjykuat që kjo është një çështje që diskutohet në komision dhe s’ka nevojë për ndërhyrje. Sot të miratohet ndryshimi i opozitës, s’kemi pse ju presim ju, ne kemi vendosur do bëjmë ndryshime për ekipin e opozitës. Kur ju të dëshironi ne jemi dakord të ndryshoni kë ju të çmoni brenda komisionit të reformës zgjedhore. Kërkoj të miratohet sot bashkë me zgjatjen e afatit”, tha ai.

Drejtuesja e seancës plenare, Ermonala Felaj u kujtoi palëve se, Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision bipolar dhe mendimet e të gjithë aktorëve kanë rëndësinë e tyre. Ajo shtoi se duhet të dëgjohen të gjitha sugjerimet.

Më pas, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Bardhit për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?