Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompanitë e huaja nuk mirëmbajtën helikopterët, Ministria e Mbrojtjes kërkon konsulent për vlerësim dëmi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kompanitë e huaja nuk mirëmbajtën helikopterët, Ministria e Mbrojtjes kërkon konsulent për vlerësim dëmi
KryesorePolitike

Kompanitë e huaja nuk mirëmbajtën helikopterët, Ministria e Mbrojtjes kërkon konsulent për vlerësim dëmi

Published: August 21, 2023
Shpërndaje

Mirëmbajtja e helikopterëve në vend jo në pak raste është bërë objekt debati sidomos e lidhur kjo me mungesën e gatishmërisë së tyre në disa raste të emergjencave civile.

Dy raste të tilla ishin ato në verën e vitit 2021 kur disa zona në vend u përfshinë nga flakët dhe ishte Bashkimi Europian që ofroi ndihmë ndërkohë që edhe në verën e 2022 episodi ishte i ngjashëm.

Këtë herë ama ishte kërkesa e autoriteteve shqiptare për ato greke për një avion të specializuar për shkak se helikopterët tanë ishin jashtë për mirëmbajtje.

- Publicitet -

Në këtë kontekst një procedurë prokurimi e hapur këto ditë Reparti Ushtarak Nr.3001 Komanda e Forcave Ajrore Tiranë ka në objekt të saj “Blerje e shërbimit të konsulencës për vlerësimin e dëmit të ardhur nga mosrealizimi i kontratave të shërbimit të mirëmbajtjes së helikopterëve”.

Në dokumente nuk jepen specifika se cila është emergjenca ku kanë munguar helikopterët të cilëve nuk ju është kryer mirëmbajtja nga dy kompanitë e kontraktuara nga pala shqiptare dhe koha për të cilën bëhët fjalë.

Termat e referencës shpjegojnë se bëhet fjalë për tre helikopterë Cougar që janë pjesë e Forcave Ajrore.

“Komanda e Forcës Ajrore është në procesin e hartimit të një raporti të hollësishëm mbi dëmin e shkaktuar nga mos përmbushje e detyrimeve kontraktore me kompaninë polake “Heli –One S.P Z.O.O” dhe kompaninë italiane “Helicopters Italia S.r.l”, të cilat kishin si objekt vënien në gatishmëritë teknike – operacionale të mjeteve ajrore të helikopterëve tip Cougar FA631, FA632 dhe FA634.

Si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore të kompanive, nuk u mundësua sigurimi i gatishmërisë tekniko operacionale të mjeteve dhe mbështetja e Forcave të Armatosura dhe organizmave të tjerë ne interes të misionit të emergjencave civile.

Objektivi i përgjithshëm i shërbimit të konsulencës që kërkohet përmes kësaj kontrate është ofrimi i ekspertizës në hartimin e dy akteve ekspertimi për vlerësimin e dëmit të ardhur nga mospërmbushja e detyrimeve kontraktore të shërbimit të mirëmbajtjes së helikopterëve”, thuhet në dokument.

Ndërkohë i njëjti përmbledh edhe detyrat që do të ketë konsulenti mbi dorëzimin e dokumenteve ku së pari hartimi i një akti ekspertimi sa më të saktë dhe të bazuar në fakte, ku do të pasqyrohet dëmi i shkaktuar nga mos përmbushja e detyrimeve kontraktore të shërbimit të mirëmbajtjes së helikopterëve nga kompania polake “Heli –One S.P Z.O.O”.

Së dyti hartimi i një akti ekspertimi sa më të saktë dhe të bazuar në fakte, ku do të pasqyrohet dëmi i shkaktuar nga mos përmbushja e detyrimeve kontraktore të shërbimit të mirëmbajtjes së helikopterëve nga kompania italiane “Helicopters Italia S.r.l”.

Pak vite më parë një auditim i KLSH-së lidhur me forcat ajrore dhe flotën e saj nënvizonte se Shqipëria kishte të paktën 25 helikopterë të llojeve të ndryshme të cilat kishin kosto të larta mirëmbajtje. Në atë kohë propozimi ishte që të shkohej drejt pakësimit të llojit dhe rinovimit të flotës në mënyrë graduale.

Këtë vit në Shqipërisë i shtohen dy helikopterë Black Haëk helikopterët kryesorë të përdorur në ushtrinë amerikane.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?