Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompensimi i naftës për transportin publik, aplikimet do bëhen në Tatime, afat deri më 1 gusht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kompensimi i naftës për transportin publik, aplikimet do bëhen në Tatime, afat deri më 1 gusht
AktualitetEkonomi

Kompensimi i naftës për transportin publik, aplikimet do bëhen në Tatime, afat deri më 1 gusht

Published: May 14, 2026
Shpërndaje

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave për procedurat që do të ndjekin operatorët më qëllim përfitimin e kompensimit pritet të botohet ditën e sotme në Fletoren Zyrtare.

Hyrja në fuqi i hap rrugë nisjes së aplikimeve nga operatorët për kompensimin. Kërkesat dhe dokumentacioni përkatës do të dorëzohen çdo muaj pranë administratës tatimore. Afati i pranimit të kërkesave është deri më 1 Gusht 2026.

Vendimi përcakton se kompensimi do të llogaritet mbi shumën e konsumit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë.

Efektet financiare llogariten në vlerën e 250,000,000 lekëve apo rreth 2.6 mln euro që do të përballohen në masën e 120,000,000 lekëve nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, (njëqind e njëzet milionë) lekë dhe 130,000,000 lekë nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Sipas vendimit, kërkesa për të përfituar kompensimin financiar do të bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore, nën juridiksionin e së cilës ai është regjistruar, e cila bën verifikimin e dokumentacionit të paraqitur.

Subjektet kërkuese duhet të paraqesin pranë administratës tatimore, dokumentacionin përfshirë:

a) Kërkesën, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) Kopjen e licencës përkatëse të vlefshme për transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës;

c) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;

ç) Emrin e bankës, ku subjekti përfitues ka llogarinë rrjedhëse bankare;

) IBAN-in e llogarisë bankare, jo më shumë se 28 karaktere dhe në monedhën lekë;

dh) Për shoqëritë që kryejnë vetëm aktivitet të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të viteve 2025 dhe 2026;

e) Për shoqëritë, që përveç aktivitetit të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës ushtrojnë edhe aktivitete të tjera, përveç kopjeve të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të viteve 2025 e 2026, duhet të paraqesin edhe: i. vetëdeklarim të sasisë së karburantit të përdorur për transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës; ii. kopje të fletëdaljeve të karburantit gjatë muajve mars, prill, maj të viteve 2025 e 2026, të përdorur për transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, sipas targave të mjeteve.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?