Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK
KronikeLajmi i fundit

Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK

Published: July 10, 2025
Shpërndaje

Projekti i Aeroportit të Vlorës është vendosur nën hetim nga SPAK, bëhet e ditur nga regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtë informimi publikuar nga ky institucion së fundmi. Në regjistër shënohet se një qytetar, emri i të cilit nuk jepet për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, ka pyetur SPAK nëse ka një hetim mbi këtë kontratë koncesionare, nëse ky hetim është nisur kryesisht apo në bazë të një kallëzimi, si dhe në çfarë faze gjenden hetimet.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncensionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në në fazën e hetimeve paraprake”, thuhet në përgjigjen e publikuar.

Aeroporti i Vlorës po ndërtohet me një kontratë koncesionare të financuar nga taksapaguesit shqiptarë brenda zonës së mbrojtur të Nartës në jug të Shqipërisë.

- Publicitet -

Kontrata për ndërtimin u fitua nga një konsorcium i udhëhequr nga biznesmeni Behgjet Pacolli me një kompani turke, e cila plotësonte kriterin e pasjes së eksperiencës në ndërtim aeroportesh në procesin e prokurimit. Kompania turke gjithsesi u tërhoq dhe shiti aksionet e kontratës për një çmim minimal prej 4450 eurosh.

Sipas kontratës, taksapaguesit do të paguajnë përgjatë trembëdhjetë viteve rreth 138 milionë euro, pavarësisht nëse projekti i aeroportit del me leverdi apo jo.

Ligjshmëria e dhënies së kontratës së koncesionit dhe e lejes së ndërtimit është në pikëpyetje pasi ligji për Zonat e Mbrojtura nuk lejonte zhvillime të tilla në kohën kur u miratua projekti.

Një aeroport tjetër, ai i Kukësit, aktualisht është pa punë pasi nuk ka mjaftueshëm njerëz për të fluturuar në të. Aeroporti i Vlorës është vetëm 100 kilometra larg aeroportit ekzistues të Tiranës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?